SEDLOSKI: JU FALËNDEROJ TË GJITHËVE PËR PUNËN E MIRË

Shpërndaje:

FC Shkupi është kampioni vjeshtor në sezonin 2021/22 të LPFMV-së.
Në 18-të ndeshje të zhvilluara, skuadra jonë ka fituar 13 herë, ka tre barazime dhe dy humbje.
Kemi shënuar 43 herë dhe I kemi pranuar 11 gola.
Në tabelë jemi të parët me gjithsej 42 pikë të grumbulluara.

Pa dyshim, këto rezultate janë meritë e të gjithëve, por më së shumti të strategut tonë, kryetrajnerit Goce Sedloski, I cili shprehet I lumtur për rezultatet e klubit tonë dhe për punën ekipore gjatë muajve të fundit.

“Në fund të pjesës së parë të këtij sezoni, do të doja ti falënderoja të gjithë për punën e mirë duke filluar nga lojtarët, stafin teknik, ndihmësit e mi, presidentin e klubit dhe të gjithë ata që punuan fortë gjatë këtyre muajve që të jemi këtu ku jemi. E një falënderim të veçantë për tifozët tanë që ishin prezent në çdo ndeshje tonën, duke qenë me të vërtetë, lojtari jonë I 12-të.
Jam jashtëzakonisht I lumtur që po e përfundojmë pjesën e pare të sezonit të parët në tabelë, por nuk ka mbaruar asgjë, sepse ne kemi edhe shumë për të treguar dhe shumë për të fituar.
Tani kemi pushim dhe do dëshiroja që lojtarët të pushojnë e të kthehen edhe më të forte, sepse na pret një rrugë e gjatë dhe shumë punë”
, tha kryetrajneri jonë Goce Sedloski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT