SEDLOSKI: NDESHJE E VËSHTIRË

Shpërndaje:

Derbi I xhiros së gjashtë mes KF Shkëndija dhe FC Shkupi, i zhvilluar në pasditen e sotme, në stadiumin e qytetit në Tetovë, përfundoi me barazim, 0-0.
Skuadra jonë kishte mundësi të shumta për të shënuar, veçanërisht në pjesën e dytë, ku Cvetanoski dy herë ishte shumë afër golit, provoi edhe Radeski, por nuk arritëm të shënojmë.
Raste të mira kishin që të dyja skuadrat, por ndeshja përfundoi pa gola.

Pas ndeshjes, para gazetarëve, foli kryetrajneri jonë Goce Sedloski.

“Mendoj që ishte një ndeshje interesante, por e vështirë. Në pjesën e parë, sikur kishim disa probleme por pjesën e dytë e nisëm mjaft mirë. Në pjesën e dytë, sulmuam gjatë gjithë kohës, kishim raste të mira, por nuk kishim fat.
Ne erdhëm këtu për të fituar, por edhe Shkëndija ka një skuadër mjaft të mirë. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe të luftojmë për tre pikët”
, u shpreh kryetrajneri jonë, Goce Sedloski.

Me barazimin e sotëm, FC Shkupi aktualisht është I treti në tabelë me 11 pikë, kurse ndeshjen e radhës do ta kemi kundër Borecit, të dielën, më 19.09.2021, duke filluar nga ora 15:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT