Me plot 23 pikë, vazhdojmë të mbetemi në kreun e tabelës në LPFMV edhe pas raundit të 10-të.
Në Stadiumin e qytetit në Kavadarci, kundër Tikveshit, golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Abdul Rwatubyaye në minutën e 30-të, kështu duke i dhënë Shkupit fitoren e shtatë deri më tani në ligë.
Kryetrajneri jonë, Goce Sedloski, theksoi se fitorja e sotme është shumë e rëndësishme dhe tani duhet të punojmë për dy ndeshjet e radhës.
“Udhëtuam për në Kavadarci për një qëllim dhe qëllimi jonë ishte vetëm fitorja.
Nuk isha i kënaqur me pjesën e dytë sepse i kishim disa gabime por pjesën e parë e kontrolluam mirë. Fitorja e sotme është shumë e rëndësishme dhe tani duhet që të fokusohemi për dy ndeshjet e radhës. Gjithashtu, më duhet ti uroj lojtarët për tre pikët”, u shpreh Sedloski, pas ndeshjes.
Në ndeshjen e radhës, përballë nesh do ta kemi përsëri skuadrën e Tikveshit, por kësaj radhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.
Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 14:00.
SEDLOSKI: FOKUSOHEMI NË DY NDESHJET E RADHËS
Shpërndaje:
Artikuj