SEDLOSKI: ZHVILLUAM NJË NDESHJE MJAFT TË MIRË

Shpërndaje:

Në qytetin e Manastirit, në ndeshjen e xhiros së tretë, skuadra jonë ka fituar bindshëm ndaj Pelisterit me rezultat 0-2.
Goli i parë u shënua nga Marjan Radeski në minutën e parë të ndeshjes, kurse goli i dytë, ishte autogoli i Alpaj Jusuf në minutën e gjashtë.
Në minutën e 29, Freddy Alvarez ndëshkohet me karton të kuq dhe largohet nga fusha.
Edhe pse me një lojtarë më pak, Shkupi tregoi lojë mjaft të mirë dhe të organizuar gjatë gjithë ndeshjes.
Kryetrajneri jonë, Goce Sedloski, shprehet i lumtur për këtë fitore dhe jashtzakonisht i kënaqur me lojtarët e tij.

 “Më duhet t’i uroj lojtarët tanë për këtë fitore. Ata zhvilluan një ndeshje të bukur që nga minuta e parë edhe pse ishim me një lojtarë më pak në fushë. Jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe mendoj që e merituam plotësisht edhe pse në Manastir është e vështirë të fitosh. Tani do të luajmë në Strugë, gjithashtu një ndeshje e vështirë, por do të përgatitemi maksimalisht gjatë këtyre ditëve”, u shpreh Sedloski, pas ndeshjes.

Ndeshja e radhës, do të luhet të dielën në qytetin e Strugës, ku përballë do ta kemi ekipin Struga Trim & Lum.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT