Seferi: Të gatshëm për të vazhduar serinë e fitoreve

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Seferi: Të gatshëm për të vazhduar serinë e fitoreveNdeshjet e Ligës së Dytë do të vazhdojnë të dielën, ndërsa shkak për këtë është se të shtunën që është ditë e rezervuar për këto ndeshje, i bie të jetë dita e festës së Kurban Bajramit dhe ekipet e FC Shkupi dhe ajo e KF Gostivari kishin kërkuar ndeshja të shtyhet për një ditë më vonë, që është pranuar nga komisari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinovski.

Shkupi të dielën udhëton për në Kërçovë, ku do të jetë mysafire e Napredokut, skuadër kjo që në dy ndeshjet e fundit ka shënuar fitore.

Por skuadra e Shkupi është përgatitur mirë edhe për këtë duel, edhe pse në radhët e veta do të ketë përsëri disa mungesa. Mbrojtësi Erkan Seferi shprehet optimist për këtë sfidë, pasi që Shkupi në të gjitha ndeshjet e deritanishme është futur pa eufori dhe me respekt maksimal ndaj kundërshtarëve.

“Jemi të gatshëm për të vazhduar me serinë e suksesshme, andaj edhe në Kërçovë do të udhëtojmë për të njëjtin qëllim, që të marrim fitoren e radhës. Ekipi po punon në ritëm të mrekullueshëm, edhe pse së fundi kishim një orar shumë të ngjeshur. Kjo ka treguar profesionalizmin tonë. E kemi parasysh se Napredoku është në seri, por nuk duhet harruar se edhe ne kemi seri dhe besojmë të vazhdojë kështu, që është në këtë ndeshje të marrim pikët e plota”, tha Seferi.

Në duelin e të dielës trajneri Ramadani nuk mundë të llogarisë në Llazarevskin shkaku i lëndimit, si dhe Muharrem Bajrami cili u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Makedonija Gj.P., që ishte kartoni i tij i 5-të. Por nga ana tjetër pritet kthimi i Stankovskit dhe Sallait, ndërsa gjithashtu në kombinim është edhe Besir Demiri i cili vuajti dënimin e një ndeshjeje shkaku i kartonit të kuq. / fcshkupi.com/

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!