Në stadiumin e qytetit në Tetovë, nesër, duke filluar nga ora 15:00, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së gjashtë, mes KF Shkëndija dhe FC Shkupi. Ndeshje kjo, e cila u anulua të dielën për shkak të tragjedisë që ndodhi në qytetin e Tetovës, ku humbën jetën të rinj e të moshuar pas një shpërthimi në spitalin modular për Kovid.
Para ndeshjes, për faqen tonë zyrtare, kësaj radhe, foli, mbrojtësi jonë, Faustin Senghor.
“Ndeshja e së nesërmes, do të jetë një derbi I vërtetë, një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati dhe mjaft të përgatitur. E vështirë do të jetë edhe për shkak të tragjedisë që ndodhi në qytetin e Tetovës para disa ditëve, por në fund shpresojmë për një ndeshje të mirë për publikun.
Do të udhëtojmë për tre pikët e radhës, që të mbetemi në kreun e tabelës’’, u shpreh Faustin Senghor.
Në dy ndeshjet e fundit, skuadra nga Tetova ka një fitore kundër Makedonija GP me rezultat 4-0 dhe në ndeshjen e fundit, barazuan 2-2, me Pelisterin në Manastir.
SENGHOR: NESËR NJË DERBI I VËRTETË
Shpërndaje:
Artikuj