Ndeshja e parë kontrolluese, në mes seniorëve dhe të rinjve të FC Shkupit u mbyll me 8:0 për ekipin e parë. Në këtë ndeshje trajneri Ardian Nuhiu kërkoi nga futbollistët e ekipit të parë që të aplikojnë skemat e lojës të cilat janë punuar gjatë stërvitjeve.
Në këtë mënyrë, futbollistët e rinj të lindur në vitet 1999 dhe 2000, nuk arrinin të gjejnë mënyrën se si të përballojnë sulmet e njëpasnjëshëm dhe në 45 minutat e para portieri Suad Zendeli, nuk kishte asnjë rast për të intervenuar.
Ermedin Adem hapi rezultatin para se të shënojë 4 herë Alen Jasharoski. Në këtë ecuri të lojës dhe përmes kundërsulmeve të shpejta, Ermedin Adem, Kristijan Stojkovski dhe Shqiprim Taipi ishin autor të golave të tjerë në epërsinë 7:0 në pjesën e parë.
Ndërkohë në vazhdim trajneri Nuhiu ndryshoi komplet ekipin e parë, duke u dhënë mundësi të gjithë futbollistëve të jenë pjesë e sfidës kontrolluese. Mes tyre ishte edhe Blazhe Ilijoski, i cili shënoi edhe golin e vetëm në pjesën e dytë, ku seniorët kishin më shumë nga lojë dhe krijuan shumë raste për shënim, por mungoi realizimi. Sfida e ardhshme kontrolluese do të jetë të enjten (18.01.2018), në Stadumin e lagjes “Gjorçe Petrov” (me bari artificial), ndërsa përball do të jetë skuadra e FC Dritës nga Gjilani. Takimi kontrolluese do të nis në orën 14.00.
FC Shkupi – FC Shkupi (të rinjtë) (7:0) 8:0
Stadiumi Gjorçe Petrov (Fusha me bari artificial)
FC Shkupi:
Suat Zendeli (Burhan Mustafa), Bllagoja Ljamçevski, Besart Krivanjeva, Muharem Bajrami (Besir Ramadani), Edis Maliqi, Shqiprim Taipi (Agan Zyberi), Ermedin Adem(Altin Sefo), Shpend Asani (Suhejl Muharemi), Kristijan Stojkoski (Fatih Ismaili), Omar Imeri (Husein Demiri), Alen Jasharovski (Blazhe Ilioski)
FC Shkupi 99/00
Pjesa e parë: Ruzhdi Ameti, Jusuf Aliju, Jakup Ramadani, Sejdiamet Zendeli, Hasan Mamuti, Kushtrim Kurti, Omer Jashari, Ruzhdi Curri, Nuredin Iseni, Lavdrim Saliasi, Erkan Asani
Pjesa e dytë: Artan Sherifi, Sefer Limani, Muhamed Ademi, Leotrim Tahiri, Donart Bajrami, Burhan Asani, Halil Berisha, Besart Kalisi, Musli Lika, Erblin Daci dhe Bujar Ilazi