FC Shkupi arkëton 3 pikë në transfertë , duke mundur skuadrën e Akademia Pandevit me 2-0. Tandina Maharafa dhe Viktor Angelov, sigurojnë pikë maksimale në Strumicë. Javën e ardhshme, FC Shkupi në Çair përballet me Shkëndijën.
FC Shkupi nuk e nisi mirë sfidën në stadiumin “Mladost” në Strumicë, pasi vendasit kishin rast ideal në fillim të takimit për të ndryshuar rezultatin, por për fat të mirë tentimi i Ilievit shkoj skaj portës. Pas këtij momenti, FC Shkupi filloi të diktojë tempo në terren dhe tentimi i parë erdhi nga Muharem Bajrami, i cili me vole godet nga 20 metra, ndërsa portieri vendas me forca të fundit e devijon topin në rivënie nga këndi.
Tre minuta më vonë, Ustabashi kanoset me goditje me kokë, por topi në rrugë drejt golit godet mbrojtësin vendas dhe devijohet në rivënie nga këndi. I njëjti futbollist, në vazhdim të aksionit, nuk është preciz dhe drejton topin lartë mbi portë.
Në këtë periudhë të dominimit të FC Shkupit, regjistruam edhe tentimin e Rron Broja me kokë , pas rivënies nga këndi, por që ndalohen nga portieri vendas. Në minutën e 40-të ishim dëshmitar të një solo aksionit të Serxhios, i cili vjedh topin nga Stojkoski dhe kalon pjesën më të madhe të terrenit që në fund të drejtojë një gjuajtje të fortë, por jo edhe precize, pasi topi shkon skaj portës. Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, kroson Krivanjeva, ndërsa reagon me kokë Angelovi, por topi shkon skaj portës. Dhe në kohën shtesë të takimit në Strumicë , FC Shkupi kalon në epërsi, falë golit të parë të Maharafa Tandinës.
Në pjesën e dytë , sërisht FC Shkupi sjell nxitjet e para, kur Angelovi merr topin në zonë dhe me rrotullim godet ashpër, por nuk ndryshon shifrat e ndeshjes. Në minutën e 61-të vjen kundërsulmi i shpejtë në krahun e djathtë, kur Angelovi asiston më kohë, ndërsa Ristovski drejton topin drejt në duart e portierit vendas. Pesë minuta më vonë , sërisht është Angelov inë aksion, por tentimi i tij nga 18 metra përfundon në duart e portierit vendas. Në minutën e 70-të, Serxhio nis kundërsulmin e shpejtë, pas së cilës asiston deri te Angelovi, që drejton te Ustabashi, mirëpo ky i fundit në metra nga porta , ndalet nga mbrojtja vendase. Në minutën e 74, Broja nxjerr në zonë Ustabashin, por ky i fundit nuk arrin që të kalojë pengesën e fundit. Dhe vetëm 4 minuta më vonë, FC Shkupi shënon golin e dytë. Rron Broja vjedh topin nga Dorievi, dhe asiston në zonë, ku Angelovi mposht Çubrikoviçin për herë të dytë. FC Shkupi këtu nuk ndalet dhe në aksionin e radhës, Suhel Muaheremi godet ashpër në zonë, por reagon më mirë portieri vendas. Dhe në aksionin e fundit Rron Broja , tenton nga 18 metra, por gjuajtja e tij përfundon skaj portës. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, ndërsa FC Shkupi arkëtoi pikë maksimale, duke regjistruan fitoren e parë në transfertë në sezonin pranveror. Sfida e radhës do të jetë në stadiumin në Çair, më 10 mars kundër Shkëndijës.
Akademia Pandev – FC Shkupi 0-2 (0-1)
Stadium: Mladost në Strmuicë
Shikues:
Arbitër kryesor: Jovan Kaçevski (Struga)
Ndihmësit: Simon Grdanoski (Struga), Razme Bakraçevski (Struga)
Kartona të verdhë: Mishov, Iliev Stoilov (Ak. Pandev), Bajrami, Angelov, Krivanjeva, Ismaili, Bradxhi (FC Shkupi)
Kartona të kuq:
Golashënues: Maharafa Tandina 46, Viktor Angelov 78′
Akademia Pandev: Çubrakoviç, Dimov, Iliev, Ivanov, Soilov, Mishov, Pandev Sashko, Stojkoski, Manevski, Trajanovski, Velinov.
Trajner: Jugoslav Trençevski
FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Berat Ustabashi, Rron Broja, Besart Krivanjeva, Yandina Maharafa, Viktor Angelov, Serxhio, Fati Ismaili.
Trajner: Umit Karan