Serzhinjo përforcimi i pestë i Shkupit (FOTO)

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit në prag të shkuarjes për në Skoci, ku do të përballet me Renxhersin në Glasgou, në kuadër të raundit të parë eliminator të “League Evropa”, prezantoi dje edhe përforcimin e 5-të të merkatos verore. Pas firmosjes me Muarem Muarem, Amir Bilalin, Artan Veliun dhe portierin Igor Aleksovskin, FC Shkupi forcon radhët e veta me brazilianin Sérgio Antonio De Luiz Junior, ose më i njohur me shkurtesën Serzhinjo. Sulmuesi 23 vjeçar i krahut dje firmosi kontratën dy vjeçare dhe do të jep një shtytje dhe kualitet në sulmin e FC Shkupit.

“Ndjehem i lumtur që sot kam veshur fanellën e klubit të madh siç është Shkupi, Sigurisht se deri sa kam luajtur në Maqedoni, për mua ka qenë kënaqësi kur luaja ndaj kësaj skuadre, pasi që gjithmonë kishte një atmosferë pozitive. Erdha këtu duke e ditur se projekti që më prezantuan kryesia është i madh, ndërsa shpresoj që sa më shpejtë të arrijë të jem ndihmë e klubit për të garuar për titullin kampion“, deklaroi Serzhinjo.

Ndryshe, kryesia e FC Shkupi falënderon kryesinë e KF Skënderbeu dhe në veçanti drejtorin sportiv Haris Fakiç, të cilët në mënyrë shoqërore mundësuan për blerjen e kartonit të futbollistit brazilian.

Cekim, më parë Serzhinjo ishte pjesë e skuadrave të Hajvalisë, Skendërbeut, Laçit dhe së fundit Rabotniçkit. Në kampionatin e Shqipërisë ka regjistruar 36 paraqitje për Skënderbeun dhe Laçin , duke shënuar edhe 4 gola. Ndërkohë për një sezon te Rabotniçki shënoi 5 gola në 23 paraqitje. Serzhinjo është lindur në Bello Horizonte të Brazilit dhe ishte pjesë e skuadrës Vitoria, e cila është pjesë e kampionatit elitar të Brazilit, para se të nis aventurën evropiane te skuadra e Hajvalisë, në vitin 2015, në moshën 20 vjeçare.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT