Sezonin e nisim me disfatë nga Rabotniçki

Shpërndaje:

Dueli mes rivalëve të kryeqytetit nisi me gol të papritur në minuan e parë të ndeshjes dhe epërsi 1-0 për Rabotniçkin. Pas vetëm tridhjetë sekondash lojë, “romantikët” arritën të tundin rrjetën e portierit Iljazi. Mbrojtja jonë sikur ishte e papërgatitur për një sulm kaq të shpejtë dhe reagoi e përgjumur pas asistimit të Stojanovskit, ndërsa Mazarit në fund e kurorëzoi gol me kokë.

Pas largimit të futbollistit tonë më të mirë, Renaldo Cephas, sulmi pësoi ndryshime dhe kjo u vu re në pjesën e parë. Ekipi ynë kishte iniciativën dhe ushtronte presion gjatë gjithë kohës për të kërkuar barazimin, por deri në fund të pjesës së parë rrjetat ishin të qeta.

Rastin më të mirë në 45 minutat e para e pati Trapanovski, i cili pas një aksioni të shkëlqyer goditi fort, por nuk ishte i saktë për ta mposhtur Aleksovskin. Deri në fund të pjesës së parë, kishim edhe disa gjysmë raste të tjera, ndërsa Rabotniçki u mbrojt. Trajneri Arslan u detyrua të bëjë një zëvendësim të dyfishtë në minutën e 30-të duke u larguar Sahiti dhe Queven për shkak të lëndimit dhe më pas foli edhe Diene.

Ekipi ynë ishte skuadra që dominoi edhe në fillim të pjesës së dytë. Mbështetja e madhe nga tribuna ishte vetëm një motiv plus që djemtë tanë të vazhdonin në të njëjtin ritëm si në pjesën e parë dhe të besonin te barazimi dhe kjo ndodhi në minutën e 62-të. Mbrojtësi Ilieski bëri të pamundurën në zonën e rreptësisë së vendasve dhe shënoi me kokë për 1-1.

Pas golit të barazimit, ekipi ynë u hap edhe më shumë, duke kërkuar kthesë të plotë, por në minutën e 82-të pasoi një tjetër goditje, pasi Aleksandar Stavrev akordoi një penallti të dyshimtë për “romantikët”. Pas përplasjes mes dy lojtarëve, priti disa sekonda para se të merrte vendimin përfundimtar – dhe tregoi në pikën e bardhë për vendasit.

Edhe pse futbollistët tanë protestuan, Stavrevi nuk e ndryshoi vendimin. Artan Iljazi edhe pse lexoi goditjen e Muratit, nuk arrit që të ndalë topin për rezultat 2-1. Në fund, kur ekipi ynë ishte i tëri në sulm dhe thuajse i pambrojtur, Stojanovski e shfrytëzoi këtë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Ndeshjen e radhës ekipi ynë e luan javën që vjen, kundër ekipit të Vardarit si mysafir.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT