Sezonin e ri e nisim si mysafire e Vardarit

Shpërndaje:

Shorti deshi që pikërisht në hapjen e sezonit të ri futbollistik 2016/17, ti vë përballë Vardarin dhe Shkupin, ashtu sikurse kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar, që është dhe derbi i qytetit. Duke marrë parasysh se Vardari edhe më tej është e dënuar nga incidenti i sezonit të kaluar, ndeshjet si nikoqire do ti luaj në Probishtip ose Strumicë, ku edhe do ta presë ekipin e Shkupit.

Ashtu siç është e ditur, sezoni i ri futbollistik do të ketë ndryshime në sistemin e garave, dhe do të luhet me katër raunde, me nga 9 xhiro në secilin rreth, ose në përgjithësi 36 raunde garuese, pa “play-off” dhe pa “play-out”. Sezoni i Ligës së Parë do të fillojë me 7 gusht, ndërsa gjysëmsezoni vjeshtor përfundon me 4 dhjetor. Gjysmësezoni pranveror do të fillojë me 19 shkurt të vitit 2017.

LPFM sezoni 2016/17 – xhiro e parë (07.08.2016 17:30)

Vardari – Shkupi, Shkëndija – Sileksi, Bregallnica – Renova, Pobeda – Pelisteri dhe Makedonija Gj.P – Rabotniçki.

Shorti i FC Shkupi

Gjithashtu sot është mësuar edhe shorti për ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, ndërsa skuadra e FC Shkupi për kundërshtarë në raudin e parë të ketë anëtarin e ri të Ligës së Dytë, skuadrën e Vardarit nga Negotina, ndeshjet do të luhen me 17 gusht. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT