Sezonin pranveror e fillojmë me barazim në Kratovë

Shpërndaje:

FC Shkupi arkëtoi një pikë të madhe në Kratovë, duke bërë një përmbysje të rezultatin, pasi Sileksi kishte dy gola epërsi pas 45 minutave të para. Autogoli i Kocevit dhe Artan Veliu, mjaftuan që FC Shkupi të arkëtojë një pikë në Kratovë. Javën tjetër, në stadiumin në Çair, FC Shkupi përballet me Pobedën.

 

Në këtë përballje, si edhe në 4 të tjerat të javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonië, që të dy ekipet edhe të pranishmit në stadiumin në Kratovë, me një minutë heshtje nderuan viktimat e aksidentit rrugor, në afërsi të f. Llaskarcë.

Në terrenin e gjelbër, pas matjes së forcave në fillim të takimit, skuadra e vendase në rastin e parë më konkret drejt portës së Enes Azizit, arriti që të ndryshojë shifrat. Ishte krosimi i saktë nga krahu i majtë i Milenkovskit, ndërsa në shtyllën e dytë, arrin të shënojë Georgievski për 1-0. Skuadra e FC Shkupit u përgjigj në minutën e 38-të me një kundërsulm të shpejtë, kur Angellov kroson në shtyllën e dytë, mirëpo Ustabashi nuk arrin që të godas në mënyrë precize. Dhe vetëm 2 minuta më vonë gabojnë Ismaili dhe Bradxhi, ndërsa Rajkoviç detyron portierin Azizi që për herë të dytë të nxjerr topin nga rrjeta. Në minutën e 42-të kanoset FC Shkupi nga gjuajtja e lirë. Muharem Bajrami godet ashpër, ndërsa portieri vendas me forcat e fundit arrin që të devijon topin.

Në pjesën e dytë, ishte një storje ndryshe, pasi që FC Shkupi kërkonte ndryshimin e rezultatit, ndërsa vendasit me të gjitha forcat mbroheshin në zonën e tyre. Sileksi u kanos i pari më një gjuajtje të fortë jashtë zonës, por për fat të mirë, topi shkoi skaj portës së Azizit. Në anën tjetër FC Shkupi përgjigjet me kundërsulm të shpejtë dhe Bradxhi godet ashpër nga 17 metra, por nuk arrin të mposht portierin vendas. Në minutën e 63-të, Georgiev kalon portierin Enes Azizi, por në vijën fundore reagon Amir Bilali dhe eviton rrezikun. Në minutën e 65 -të FC shkupi rrezikon portën vendase, por në vendin e duhur është portieri Efremov. Në mintën e 71-të një aksion i shpejtë i FC Shkupit , ndërsa goditjen e ashpër të Serxhios, devijohet në rivënie nga këndi. Angelov ekzekuton atë me forcë maksimale , ndësa mbrojtësi Kocev e devijon në portën e vet për 1-2. Dhe vetëm 6 minut më vonë, Viktor Angellov gjendet sy me sy me portierin vendas, por kësaj radhe Efremov ishte fitues dhe nuk lejon barazimin e shifrave. Deri në fund të kohës së rregullt, Sileksi në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mjetet e lejuara dhe palejuara mundohej që të mbajë rezultatin aktiv/ Kjo u shkoi për dore deri në minutën e 2 të kohës shtesë, kur Artan Veliu, i pambuluar fare në zonën kundërshtare mposht për herë të dytë portierin Efremov dhe siguron një pikë të madhe në Kratovë për FC Shkupin. Javën e ardhshme, FC Shkupi, në terrenin vendas, do të përballet me Pobedën.

 

Sileksi – FC Shkupi 2-2 (2-0)

Stadiumi në Kratovë

Shikues : 500

Arbitri kryesor: Marjan Markoski (Ohër)

Arbitrat ndihmës: Zharko Todorovski (Strugë) dhe Simon Grdanovski (Ohër)

Kartona të verdhë: Stefan Kocev (Sileks), Viktor Angelov, Muharem Bajrami, Bradxhi Dakour (FC Shkupi)

Karton i kuq:/

Sileksi : Efremov, Drashkoviq, Georgiev , Duranski, Rajkoviq, Milenkovski, Serafimovski, Kofi, Dodev , Kocev.

Trajner: Dragan Ivanov

 

FC Shkupi : Enes Azizi, Filip Ristovski (Artan Veliu ’70), Amir Bilali, Muharem Bajrami, Berat Ustabashi (Suhel Muharemi ’73), Bradxhi Dakour, Besar Iseni (Besart Krivanjeva ’46), Serxhio, Rron Broja, Fati Ismaili, Viktor Angelov.

Trajner: Umit Karan

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT