Sezonin vjeshtor e mbyllim me fitoren e parë në transfertë

Shpërndaje:

FC Shkupi me plot meritë mundi Rabotniçkin me 2-0, në sfidën e fundit të sezonit vjeshtor. Goditjet precize të Amir Bilalit dhe Artan Veliut, sollën tri pikë në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Filipi i Dytë”. FC Shkupi mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e 5-të të renditjes në Ligën e Parë me 23 pikë.

 

Sfida filloi me goditjen e parë të FC Shkupi . Nga gjuajtja e lirë u kanos kapiteni Muharem Bajrami, por në vendin e duhur ishte portieri vendas Bozhinovski. Në minutën e 15 , Rabotniçki regjistron goditjen e parë, por nga 30 metra, që aspak nuk e shqetëson portierin Aleksovski. Pas kësaj pasoi periudhë e lojës në mesfushë, në të cilën më mirë u gjendën futbollistët e FC Shkupit. Në minutën e 23-të, Serxhio pranon topin në zonën kundërshtare, por nuk e kontrollon mirë atë, që në vazhdim të aksionit Bilali të dërgojë skaj portës. Kjo ishte një paralajmërim se gjërat shkojnë në kahje pozitve për FC Shkupin. Një minutë më vonë, përcollëm një predhë ë të vërtetë nga 30 metra nga Muharem Bajrami, që përfundon në duart e portierit Bozhinovski, i cili me forcat e fundit e drejton në rivënie nga këndi. Ndërsa në vazhdim FC Shkupi shënon golin e parë. Krosimin në zonë e shfrytëzon më mirë Amir Bilali, që me vole mposht mbrojtjen dhe portierin e “romantikëve” për të sjell epërsi për FC Shkupin 1-0. Në vazhdim , vendasit kalojnë në sulm, ndërsa FC Shkupi koncetrohet më shumë në kundërsulme edhe pse më i rrezikshëm shfaqet nga ndërprerjet e ndeshjes. Në një të tillë, në minutën e 37-të, Toni Tipuriç është në skenë, por goditja e tij me kokë nuk ndryshon shifrat e takimit. Në minutën e 40-të regjistruam rastin e parë më të rrezikshëm të Rabotniçkit. Nga goditja e lirë , gjuan fortë Herrera, por topi shkon skaj portës. Në anën tjetër vijnë dy raste për FC Shkupin. Fillimisht Besart Krivanjeva godet ashpër, por topi përfundon mbi portën e “romantikëve”. Në aksionin e radhës, Serxhio asiston në zonë, ndërsa Angellovi mund mbrojtjen dhe portierin vendas, mirëpo topi shkon skaj portës,

Në pjesën e dytë, Rabotniçki kaloi në sulm , në kërkim të golit të barazimit dhe në rastin e parë, në minutën e 55-të, Petkovski godet nga gjuajtja e lirë. Në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës shfaqet portieri Igor Aleksovski. Në minutën e 75-të, Herera godet nga 35 metra, por sërisht Aleksovski përgjigjet me mbrojtje të sigurtë. FC Shkupi kanoset sëriozisht në minutën e 77-të, kur Muharem Bajrami godet ashpër, ndërsa portieri Bozhinovski me forcat e fundit e devijon topin në rivënie nga këndi. Dhe në aksionin e radhës, FC Shkupi dyfishon epërsinë në 2-0. Artan Veliu që inkuadrohet në lojë në vend të Viktor Angelovit, në prekjen e parë me topin, arrin të kontrollojë atë dhe të mposht portierin vendas për 2-0. Deri në fund të takimit FC Shkupi kishte edhe disa raste për të zgjëruar epërsinë, por rezultati mbeti i pandryshuar. Kjo është ndeshja e 5-të me radhë pa disfatë për FC Shkupin, që ngjitet deri në pozitën e 5-të në tabelën e klasifikimit, duke arkëtuar 23 pikë, në fund të sezonit vjeshtor.

Rabotniçki – FC Shkupi 0-2 (0-1)

Stadiumi: Filipi i Dytë

Shikues:

Arbitër kryesor: Marjan Mladenovski (Shkupi)

Ndihmësit: Branko Putiliniq (Shkup) dhe Darko Vidiniq (Shkup)

Golashënues : Amir Bilali 27′ dhe Artan Veliu 82′ (FC Shkupi)

Karton i verdhë: Bozhinovski, Peev, Ackovski (Rabotniçki) , Jusuf Aliu (FC Shkupi)

Karton i kuq:

Rabotniçki: Bozhinovski, Dimitrievski, Herera, Petkovski, Bopesku, Peev, Borha, Sharkoski, Todorovski, Petkovski Filip.

Trajneri: Zhikica Tasevski

FC Shkupi : Igor Aleksovski, Abdulkadir Zango, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Armel Bradxhi, Rron Broja, Besart Krivanjeva, Viktor Angelov (Artan Veliu 82′), Serxhio Da Luiz (Blagoja Ljamçevski 89′), Jusuf Aliu (Suhel Muharemi 53′).

Trajneri : Umit Karan

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT