Shabani: Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, skuadra e FC Shkupit ka treguar se ka karakter të fortë dhe skuadra është në formë të mirë. Puna sistematike, ambienti i mirë në skuadër ka kthyer vetëbesimin te stafi dhe lojtarët të cilët tani para vetes do të kenë edhe një nga sfidat më të vështira të kampionatit, kur të dielën do të përballen me Shkëndijën.

Skuadra Tetovare është treguar se jo rastësisht është e shkëputur nga të gjitha ekipet tjera dhe është vetëm një pikë larg për tu shpallur edhe matematikisht kampione.

Gjithsesi skuadra bardhekaltër edhe në këtë duel do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive të ndeshjeve, pasi pikët janë mase të nevojshme.

Për takimin e të dielës ka folur Bunjamin Shabani, i cili në duelin e fundit ndaj A. Pandevit ishte autor i golit të parë.

“Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira, atë kundër Vardarit dhe ndaj Akademija Pandevit, veçmas fitorja e fundit ndaj Akademijna Pandevit ka ngrit atmosferën në ekip. Natyrisht se jam i lumtur edhe për golin që shënova, por më shumë i jam gëzuar fitores, pasi na duhej një fitore.

Por nuk kemi kohë shumë të mendojmë për ndeshjet që lamë pas, pasi të dielën na pret një ndeshje mjaft e vështirë në kundër Shkëndijës në Tetovë. Shkëndija ka dëshmuar se është ekip shumë kualitativ, por ne do të luajmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”, ka thënë Shabani.

Për ndeshjen e të dielës, përveç Vujçiçit të lënduar, Shkupi do të ketë mungesë edhe Bllagoja Ljamçevskin, i cili në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq. Gjatë këtyre dy ditëve Muharem Bajrami ka stërvitur me vështirësi pasi kishte ftohje dhe ende nuk është shëruar plotësisht, ndërsa paraqitja e tij do të jetë në dyshim deri në momentet e fundit.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!