SHABANI: JEMI PËRGATITUR MIRË PËR NDESHJEN E NESËRME

Shpërndaje:

Është mbajtur konferenca e parë për media, para ndeshjes kthyese, mes KF Llapit dhe FC Shkupit, e cila do të zhvillohet në ditën e nesërme në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencesës së UEFA-s.
Para gazetarëve në Prishtinë, dolën kryetrajneri Goce Sedloski dhe mesfushori Bujar Shabani.
Ata u shprehën se janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe kërkojnë fitore në Prishtinë, pa marrë parasysh rezultatit në ndeshjen e parë në Shkup.

“Pas atyre 90 minutave që i lujatëm në Shkup, erdhi kjo ndeshje që duhej përgatitur mirë dhe profesionalisht, që t’a arrijmë qëllimin tonë.  Djemt tanë, janë mirë të përgatitur.
Maksimalisht është punuar gjatë këtyre ditëve, që ti përmirësojmë gabimet e ndeshjes së kaluar, normalisht sepse kemi një kundërshtarë të mirë dhe këtë e pamë, që në ndeshjen e parë në Shkup.
Pas ndeshjes në Shkup, thash se ajo nuk është loja që ne e dëshirojmë, por kështu janë këto ndeshje.
Pra, jemi të përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme dhe jemi këtu për ta arritur qëllimin tonë.
Qëndrojmë me këmbë në tokë dhe fillojmë gjithçka nga zero, ju kam thënë edhe lojtarëve që rezultati 2-0 në Shkup nuk do të thotë asgjë dhe duhet të punojmë maksimalisht dhe të kthehemi me fitore nga Prishtina”, u shpreh trajneri Goce Sedloski.

“Së pari, gëzohem që do ti kemi tifozët në stadium, 30% është shumë mirë si për fillim, pasi që futbolli luhet për ta. Ndërsa ne si ekip, jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë ndeshje dhe i kemi marrë të gjitha masat në stërvitje që të mos bëjmë asnjë gabim dhe shpresoj qe në fund të jemi ne ata që kalojnë tutje”, thotë mesfushori, Bujar Shabani.

Ndeshja e dytë e raundit të parë kualifikues së Ligës së Konferencës, mes KF Llapit dhe FC Shkupit, do të zhvillohet nesër në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT