Shabani shënoi për një pikë ndaj Shkëndijës

Shpërndaje:

Derbi i xhiros së 30-të, është luajtur në Shkup në stadiumin e Çairit, ku në një atmosferë të mirë dhe me lojë të mrekullueshme, dy ekipet shqiptare Shkupi – Shkëndija janë ndarë me pikë të barabarta pas rezultatit 1:1.

Shkupi ishte skuadra që në fillim kishte iniciativë më të lehtë dhe kishte rastin e parë, kur në minutën e 15-të, Besar Iseni tentoi që të shënojë gol, por portieri Zahov evitoi rrezikun.

Pikërisht në minutën e 19-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Ferhan Hasani arriti të del nga e majta përballë Zendelit, duke shënuar golin e epërsisë. Deri në fund të pjesës së parë, Shkëndija kishte edhe disa raste, fillimisht në minutën e 31-t, Ferhan Hasani kishte edhe një rast të mirë, pasi loboi portierin Zendeli, topi goditi transversalen, ndërsa Medjedoviq në minutën e 40-të, tentoi me kokë, por goditja ishte plogësht që e kontrolloi portieri Zendeli. Më pas në minutën e  44 Besart Ibraimi dërgoi goditje drejt portës, që u kontrollua mirë nga Zendeli. Minutën e fundit të pjesës së parë, Shkupi u kanos me anë të Emmanuel Mbella, por Zahov goditjen e tij e devijoi në rivënie këndi.

Në pjesën e dytë, Shkupi filloi furishëm, duke sulmuar nga të dy krahët. Në minutën e 55-të, Bujamin Asani ishte në zonën e rrezikut, ndërsa Shkupi kërkoi penalti, por arbitri Meçkarovski ishte i sigurtë se nuk kishte një të tillë. Në minutën e 60-të, Fatih Ismaili dërgoi topin skaj porte, e që më pas pas kromimit të Krivanjevës, topin për mrekulli e kontrolloi Bunjamin Shabani, i cili shënoi për barazim.

Edhe minuta e 80-të, solli një rast të pastër për Shkupin, kur Shabani asistoi për Isenin, e ky i fundit dërgoi topin skaj portës së Zahovit. Deri në fund kishte dhe disa tentime, por pa ndryshuar rezultatin.

SHKUPI-SHKËNDIJA 1:1 (0:1)

Stadiumi i Çairit

Shikues: 3.200

Refer: Dimitar Meçkarovski – Ndihmës: Dejan Nedelkovski dhe Sashe Toshevski

Delegat: Rami Rexhepi

Golashënues: B. Shabani 65′ (SHKUPI), F. Hasani 18′ (Shkëndija)

Kartonë të verdhë: Zndeli, Krivanjeva, Iseni (Shkupi), ndërsa Junior (Shkëndija)

Karton i kuq: /

SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Krivanjeva, Kadriu (Arif 89′), Shabani, Iseni, B. Asani, Janevski (Ismaili 58′), Berisha, Mbella (Demiri 69′), Adem.

Trajner: Ardian Nuhiu

Shkëndija: Zahov, Cuculi, Ibraimi (Alimi 60′), Medjedoviç, Hasani (Totre 77′), Çelikoviç, Radeski, Zejnullai (Junior 71′), Çollak, Todorovski, Vujçiç.

Trajner: Tomas Brdariç

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT