Shefshet Demiri largohet nga kryesia, por do e mbështet klubin

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sezonin e ri futbollistik e filloi me ambicie të larta, duke sjellur një numër të madh të futbollistëve që pritej ta udhëheqin skuadrën drejt një suksesi tjetër, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar.

Prej sot pronari i klubit Shefshet Demiri ka vendosur të largohet nga kryesia e skuadrës, por duke mbetur edhe më tutje si mbështetës i FC Shkupit.

“Sigurisht se kemi pritur të kemi suksese që në fillim të sezonit, por punët nuk shkuan ashtu siç i kishim planifikuar. Por duke marrë parasysh faktin se unë kohën më të gjatë e kaloj jashtë Maqedonisë dhe nuk mundem të jem afër klubit, kam vendosur që të largohem nga kryesia e klubit dhe të mbetem deri në fund mbështetës i kësaj skuadre. Shpresoj se punët do të shkojnë nga e mira dhe shumë shpejt Shkupi do të kthehet me rezultat e dëshiruara, pasi që unë që në fillim kam besuar në këtë projekt dhe besoj që punët do të shkojnë edhe më tej nga e mira. Unë publikisht ftojë të gjithë dashamirët e klubit, e në veçanti “Shvercerat” që të jenë mbështetja më e madhe e skuadrës, pasi që ata gjithmonë ishin dhe do të jenë arma më e fortë e klubit, andaj ju ftoj që në numër sa më të madh ta mbështetni klubin që të dalim së bashku nga kjo krizë”, ka thënë Shefshet Demiri.

Pëndryshe largimi i Demirit nga kryesia e klubit nuk do të ndikojë tek sponsorët e klubit, të cilë vazhdojnë edhe më tutje të mbesin mbështetës të këtij projekti.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT