Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshja e xhiros së 22-të mes Renovës dhe Shkupit, përfundoi me barazim 0:0.
Skuadra jonë zhvilloi një ndeshje të mirë, ku kishim shumë mundësi për të shënuar mirëpo kundërshtarët tanë arritën që të mbrohen deri në fund.
Njëri nga lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje ishte mbrojtësi Blerton Sheji, i cili pas ndeshjes foli për faqen tonë zyrtare.
“Ishte një ndeshje e vështirë që kërkoi shumë vëmendje dhe angazhim fizik. Besoj që kishte hapsirë të luanim më mirë, të krijonim raste më shumë dhe të ishim më të saktë para portës.
Gjithsesi, duhet të pajtohemi me rezultatin dhe të vazhdojmë të përqëndrohemi maksimalisht tek ndeshja e ardhshme”.
Shkupi vazhdon të mbetet lider në tabelë me 52 pikë të grumbulluara, 10 më shumë se vendi i dytë.
Ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë kundër Rabotniçkit të dielën, më 13.03.2022 në Çair.