SHEJI: LUFTOJMË DERI NË SEKONDAT E FUNDIT TË NDESHJES

Shpërndaje:

Nesër në Stadiumin “Gjorce Petrov” në Shkup, duke filluar nga ora 13:00, skuadra jonë FC Shkupi, do të ndeshet me Makedonija Gj.P, në kuadër të çerekfinales Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Në po atë stadium, skuadra jonë pësoi disfatë me rezultat minimal 2:1, në xhiron e 13-të në ligë, por ky rezultat nuk ka rëndësi tashmë, sepse në fushë futemi për të kaluar tutje në këtë garë. Blerton Sheji, mbrojtësi jonë, thotë se synimet tona janë të qarta dhe nesër udhëtojmë për fitore.

“Është ndeshje e rëndësishme për ne, sepse synojmë të fitojmë në të dy frontet, pra, si kupën ashtu edhe kampionatin. Pas humbjes së pamerituar që e pësuam në ligë në minutat e fundit në ndeshjen kundër Makedonija Gj.P, kësaj radhe do të futemi në fushë që të hakmerremi dhe në fund të kualifikohemi tutje. Do të luftojmë deri në sekondat e fundit të ndeshjes”, tha Sheji, para ndeshjes me Makedonija Gj.P.

Në 1/8 e Kupës së Maqedonisë, Makedonija Gj.P, me anë të penaltive ka fituar kundër Akademija Pandev, në Strumicë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT