SHEJI: RIKTHIMI NË STRUGË DO TË JETË EMOCIONAL

Shpërndaje:

Pas fitores në transfertë kundër Pelisterit në Manastir, skuadra jonë, të dielën do të udhëtojë për në qytetin e Strugës, ku përballë nesh, do ta kemi skuadrën Struga Trim&Lum.

Për struganin, Blerton Sheji, kjo ndeshje do të jetë e veçantë, sepse ai do të rikthehet në qytetin e tij ku edhe e kishte filluar karrierën si futbollist.

 “Rikthimi në Strugë do të jetë emocional, sepse është ekipi në të cilin e kam filluar karrierën time, kështu që do të jetë një ndeshje e veçantë për mua.
Ata janë një skuadër shumë e mirë, kanë pasur një fillim pozitiv dhe besoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështire, por ne i kemi bërë një analizë ekipit të tyre dhe po përgatitemi për ndeshjen maksimalisht që në fund të dalim me 3 pikë”
, është shprehur, Blerton Sheji.

Të dielën, në stadiumin e qytetit në Strugë, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt mes Shkupit dhe Struga Trim & Lum, duke filluar nga ora 16:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT