Sheji: Të gatshëm dhe me vetëbesim për fitore

Shpërndaje:

Kjo fundjavë sjell raundin e fundit para pushimit të parë ndërkombëtar këtë vit. Në orar është xhiroja e 24-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, ndërsa ekipi ynë kësaj radhe do të jetë mysafire në Ohër, ku përballë do të ketë nikoqirët e Voska Sportit.

Edhe për këtë ndeshje ekipi është përgatitur në maksimum, pasi të gjithë në ekip janë me një dëshirë, të vazhdojnë me fitore, pas asaj të fundit, ku në Çair e mundëm Rabotniçkin.

Për duelin ndaj Voskës ka folur futbollisti ynë i repartit të mbrojtjes, Blerton Sheji, i cili se secila ndeshje është finale dhe se në ekip të gjithë ndihen të gatshëm dhe me vetëbesim të lartë që do arrijnë fitore.

“Ndeshja ndaj Voska Sport është shumë e rëndësishme, do ta quaja si finale sepse gjitha ndeshjet e mbetura duhet ti konsiderojmë të tilla, nëse duam të jemi serioz në garën për titullin kampion.

E dimë që Voska nuk është kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur, veçanërisht tani me trajnerin e ri dhe kur luajnë në shtëpi, por ne ndihemi të gatshëm dhe me vetëbesim të lartë që do arrijmë fitore, sidomos pas suksesit ndaj Rabotinçkit, që jemi të motivuar akoma më shumë”, ka thënë Sheji.

Ndeshja e së shtunës Voska Sport – Shkupi luhet me fillim nga ora 15:00, ndërsa do ta referojë arbitri Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT