Skuadra e FC Shkupit në ditën e dhjetë të qëndrimit në Antalia të Turqisë, sot në program kishte edhe një ndeshje kontrolluese, ndërsa për kundërshtarë kishte ekipin e kampionatit hungarez, MTK Budapest.
Por në Antali ditëve të fundit koha ka qenë e ndryshueshme me reshje të shpeshta të shiut dhe me erë. Njëjtë ishte edhe sot dhe shkaku që kushtet klimatike nuk ishin të përshtatshme, (reshje të shiut dhe erëra të forta), ndeshja është anuluar.
Ekipi ka punuar në fitnes, ndërsa ndeshjen e radhës kontrolluese e luan me 02.02.2019 kundër ekipit boshnjak Sarajevo. Kryesia është duke punuar që të gjejë edhe një tjetër kundërshtarë, para se të luhet ndeshja e fundit ndaj Sarajevës.