Pas dy jave pauzë të kampionatit vendor shkaku i angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut me ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, të dielën rikthehet aktiviteti në kampionatin vendor.
Ekipi ynë si nikoqir të dielën do të pret skuadrën e Bregallnicës, por për shkak të punimeve në stadiumin e Çairit, ku tani më disa javë është duke u riparuar terreni i blertë, këtë ndeshje do ta luajmë në stadiumin e KF Bashkimi në Kumanovë.
Gjithashtu edhe ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër KF Ohri nuk do të luhet në Çair, mirëpo ende nuk është vendosur se ku do të luhet, për çka do të jeni të informuar me kohë gjatë ditëve në vijim.
Ndeshja Shkupi – Bregallnica është caktuar të luhet me datë 22.10.2023 me fillim në ora 14:00.