Shkarkohet trajneri Ardian Nuhiu

Shpërndaje:

Duke parë ecurinë e sezonit pranveror, skuadra e FC Shkupit nga pesë ndeshjet e zhvilluara ka marrë vetëm gjashtë pikë, që kjo nuk ka kënaqur edhe pritmshmëritë e pronarit të klubit Shefshet Demiri, i cili sot ka vendosur që të largojë nga detyra e trajnerit, Ardian Nuhiun.

“Padyshim se planet klubit vazhdojnë të mbeten të njëjta, ne edhe më tutje vazhdojmë të qëndrojmë në vendimin tonë se do të bëjmë investimet e duhura, duke punuar shumë më tepër me akademinë e klubit, por edhe duke planifikuar që edhe në sezonin e ardhshëm në klub të sjellim përforcime dhe më të mëdha. Edhe përkundër faktit se ne kemi sjellë përforcime mjaft cilësore, nuk kemi marrë atë edhe që e kishim planifikuar para fillimit të sezonit, andaj mendoj se është rruga më e mirë që të ndërpresim bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm Nuhiu. Padyshim se kontributi i tij në këtë klub është i pakontestueshëm, për çka e falënderojmë tej mase për gjithë mundin e dhënë”, ka thënë pronari i klubit Shefshet Demiri.

Kryesia e klubit është në bisedime me disa trajner dhe pasi të përfundojnë ato do të njoftoj opinionin për emrin e ri që do të udhëheq me klubin.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT