Shkëndija më e mirë në kontrolluesen në Tetovë

Shpërndaje:

Shkëndija më e mirë në kontrolluesen në TetovëSkuadra e Shkupit dhe ajo e Shkëndijës kanë shfrytëzuar pauzën në kampionat duke zhvilluar ndeshje kontrolluese, e cila solli edhe lojë të bukur për mbi më shumë se 1.500 tifozët e grumbulluar në stadiumin e qytetit në Tetovë, e ku ‘kuqezinjtë’ fituan me rezultat 3:0.

Ndeshja u luajt me shumë aksione dinamike nga të dy palët, që në momente bënin të mendosh se ekipet po luajnë për pikë në kampionat, ku kërkohen tri pikë dhe fitore. Shkëndija ishte më e suksesshme pasi shënoi tre gola, fillimisht me kroatin Vruçina i cili realizoi në pjesën e parë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë në skenë doli lojtari boshnjak, Zajko Zeba i cili në lojë u fut si zëvendësim për kroatin Vruçina. Boshnjaku realizoi dy së pari në minutën e 59-të e mposhti Zendeli, i cili u zëvendësua nga Krena Ramadani. Golin e tij të dytë dhe të tretin në këtë ndeshje Zeba e shënoi në minutën e 79-të.

Takimi ndërmjet dy ekipeve shqiptare grumbulloi numër solid të shikuesve që në fund duartrokitën të dyja skuadrat.

Tifozët tetovarë në disa raste kanë shpërblyer me duartrokitje aksionet e ekipit të Shkupit, mesc tjerave edhe futbollistët që vite më parë kanë bartur fanellën ‘kuqezi’ e që tani luajnë te Shkupi, si Suat Zendeli, Ardian Nuhi, Muharrem Bajrami, Goran Maznov dhe Mumin Sallai.

Vlen të përmendet atmosfera që u krijua në tribuna në minutën e 76-të në momentin kur nga loja doli kapiteni i FC Shkupit Suat Zendeli, ndërsa të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe mes brohoritjeve të emrit të tij edhe një herë treguan se nuk harrojnë kontributin që ky portier ka dhënë në fanellën e Shkëndijës në vitin historik, kur Shkëndija u shpall kampione e Maqedonisë.

Edhe në këtë ndeshje trajneri i FC Shkupi, Zekirija Ramadani ka kombinuar ekipin, duke u dhënë rastin shumë futbollistëve të rinj të tregojnë aftësitë e tyre, me çka kjo do ti mundësojë atij për të parë formën e futbollistëve që vijnë nga grupmoshat e reja.

Pas përfundimit të ndeshjes kryesia e Shkëndijës shtroi darkë të përbashkët për të dy ekipet, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ditë kur ekipet vëllazërore testuan njëra tjetrën. Pas kësaj ndeshje Shkupi vazhdon përgatitjet për sfidën e xhiros së 14-të në kuadër të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, kur fundjavën e ardhshme luan në Çair ndeshjen me Mlladost CD, e njëherit kjo do të jetë festë e madhe pasi edhe tifozët “Shvercerat” festojnë 25 vjetorin e themelimit, ndërsa Shkupi feston titullin kampion vjeshtor.

SHKËNDIJA – SHKUPI 3:0 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë: Shikues: 1 500

Gjyqtar: Josip Barton (kryesor) dhe Isa Emruli e Darko Jovçevski (anësorë)

Golashënues: Vruçina pen. 37’, Zeba 59’ dhe 79’ (Shkëndija)

Kartonë të verdhë: Kavdanski dhe Murati (Shkëndija), ndërsa Arifi dhe Sallai (Shkupi)

Karton i kuq: Urdinov (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Velii (Azizi 46’), Murati (Luma 73’), Kavdanski (Abdulla 15’), Berisha (Useini 68’), Urdinov, Bojku (Taipi 61’), Alimi © (Selmani 61’), Zhunior, Vruçina (Zeba 46’), Mitrov (Totre 77’) dhe Kirovski (Pollozhani 77’).

Trajner: Ardian Kozniku

SHKUPI: Zendeli © (Ramadani 76’), Arifi (M. Osmani 66’), Kallaba, Adili (Luma 73’), Stankovski (Shabani 56’), Asani (Naxhaku 83’), Bajrami (Seferi 56’), Nuhiu (Ahmeti 83’), Zuka, Maznov (Bela 83’), Sallai (E. Osmani 83’)

Trajner: Zekirija Ramadani

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT