Shkëndija – Shkupi në stadiumin e qytetit në Tetovë

Shkëndija – Shkupi në stadiumin e qytetit në TetovëTë dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet ndeshje kontrolluese ndërmjet KF Shkëndija dhe FC Shkupi.

Takimi një ndër skuadrat më të mira të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë do të shfrytëzohet nga stafi i skuadrës së FC Shkupi për të plotësuar pauzën në kampionat në dy ligat, shkaku që reprezentacioni i Maqedonisë do të luajë ndeshjen në eliminatoret për Kampionatin Evropian që vitin 2016 do të zhvillohet në Francë.

Pritet që në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani të luajë me të gjithë futbollistët që edhe ishin bartës të lojës gjatë këtij gjysmë sezoni, por duke i dhënë dhe shansin futbollistëve që në kampionat s’kanë pasur shumë hapësirë.

Të përkujtojmë se të mërkurën Shkupi luajti kundër kampionit vjeshtor të Ligës së Tretë – Perëndim, Zajazit ku shënoi fitore me rezultat 1:0, ndërsa në ekip Ramadani kishte ftuar numrin më të madh të futbollistëve që luajnë për ekipin e të rinjve, por fillimisht ndeshjen e nisi me ekip të kombinuar.

Këto dy kontrolluese do të jenë të mirëseardhura për trajnerin dhe për vetë futbollistët, të cilët me 22 nëntor do të luajnë dhe ndeshjen e fundit kampionale në kuadër të xhiros së 14-të, kur në Çair vjen ekipi i Mlladost CD. Një herit në këtë ndeshje do të festohet dhe 25 vjetori i tifo grupit “Shvercerat”, ndërsa skuadra do të kremtojë dhe titullin kampion vjeshtor.

Ndeshja kontrolluese KF Shkëndija – FC Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. / fcshkupi.com /