Skuadra e FC Shkupi sot ka luajtur ndeshje në kuadër të Ligës së Parë të kategorisë B, ku për kundërshtare kishte ekipin e Shkëndijës së Tetovës.
Në këtë ndeshje të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu luajtën nën urdhrat e ndihmësit Faruk Jonuz, pasi Nuhiu ishte i angazhuar me provimin për A licencë. Në këtë ndeshje trajneri Jonuz u kishte dhënë mundësinë futbollistëve që nuk kishin shumë minutazhë në ndeshjet kampionale.
Skuadra e Shkëndijës e para kishte kaluar në epërisë në minutën e 23-të, me anë të Shefit Shefitit, ndërsa Shkupi kishte barazuar në të 63-të me anë të Husein Deimirit. Huseini kishte shënuar nga një super aksion, me disa kombinime shumë të mira nga Maksuti dhe Arifi që më pas të vjen dhe realizimi i golit.
Në këtë ndeshje Shkupi kishte mundësinë që të merr tri pikë, pasi kishin nga dy rastë të pastërta Fatmir Arifi dhe Miran Maksuti. Një lëndim e detyroi trajnerin Jonuz që të largojë nga fusha turkun Akgun që në pjesën e parë. /fcshkupi/
SHKËNDIJA B – SHKUPI B 1:1 (1:0)
Stadiumi: Tereni me bar sintetik te qendra sportive në Tetovë
Golashënues: Shefiti 23’ (Shkëndija), Demiri 63’ (Shkupi)
Shkupi filloi ndeshjen me këtë përbërje: Jasir Bajrami, Fatmir Arifi, Edis Maliqi, Samir Shabani, Hetem Arsllani, Armend Çajani, Muhamed Nuredini, Besar Iseni, Enes Akgun, Miran Maksuti dhe Husein Demiri
Luajtën edhe: Alban Miftari, Krear Suma, Hadis Qaili, Emin Sopa dhe Briken Bariu.