Shkupi barazoi me Mlladost Lluçani

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese, ndërsa të parën në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në qytetin e Ohrit.

DSC_9037

Shkupi për kundërshtare kishte ekipin e superligës serbe Mlladost Lluçani, ekip kjo që është në pozitën e shtatë nga 16-të ekipe sa ka liga dhe është shumë afër me pikë me pozitën e tretë që i mundëson kualifikim në Ligën e Evropës.
Miqësorja në Ohër filloi me dominim nga skuadra e Shkupit që disa herë tentoi që përmes kundërsulmeve me Florent Osmanin dhe Ardian Nuhiun të befasojë portierin serb Krznariq.

DSC_9018

Pikërisht në një aksion të shpejt në minutën e 23-të, në mënyrë të palejuar u ndaliua Besir Iseni, e më pas nga gjuajtja e lirë që ekzekutoi Nuhiu, i shkathë para portës kundërshtare u gjet Osmani qëshënoipër 1:0, me të cilin rezultat edhe u shkua në pushim 15-të minutës.
Pjesa e dytë sapo kishte filluar, më saktësisht në minutën e 47-të, serbët ishin para portës së Zendelit, por duke mos zhvilluar aksion të rrjedhshëm, topi i cili rrokullisej pa koordinim e gjeti Jovanoviqin, i cili thjesht me një prekje të lehtë barazoi shifrat në 1:1.
Në vazhdim Shkupii shte ekip më konkrete duke kërkuar fitore dhe sulmonte nga të dy krahët, në anën e majtë me Nuhiun dhe Osmanin, ndërsa nga e majta Finsik Zuka dhe Mevlan Murati shpesh herë ishin kanosje e rrezikshme për ekipin serb.

DSC_9083

Disa herë u kanosën edhe dy emrat e rinj të skuadrës, Filip Petkovski dhe turku Enes Akgun, e ky i fundit pikësisht në minutën e fundët arriti të nxjerrë një pelanti, pasi nga goditja e tij një mbrojtës i Mlladostit luajti me dorë. Nga pika e bardhë vendosi të godasë Dimitrija Llazarevski, i cili nuk arriti të jetë preciz.
Ndeshjen e radhës Shkupi e luan me 6 shkurt,ku për kundërshtar do të ketë ekipin e Teteksit.

FC Shkupi luajti me këtë formacion:
1. Suat Zendeli, 2. Dimitrija Llazarevski, 3. Sedat Berisha, 4. Bujamin Asani, 6. Mevlan Adili (Filip Janevski ’58), 6. Muharem Bajrami ( ’15 Fisnik Zuka), 7. Mevlan Murati, 8. Ardian Nuhiu (Miran Maksuti 87′), 9. Besar Iseni (Filip Petkovski ’58) 10. Edmedin Ademi, 11. Florent Osmani 1:0 ’23 (Enes Akgun ’71)
Golashënues: Florent Osmani 1:0 ’23, Jovanoviq 1:1 ’47

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT