Derbi ndeshja e Ligës së Parë të Maqedonisë, në mes Vardarit dhe Shkupit ka përfunduar pa fitues, edhe pse sipas rasteve ishte Shkupi ajo që meritoi të merrte tri pikë në këtë përballje.
Liga e Parë e Maqedonisë ka filluar me derbin e qytetit të Shkupit që u luajt në Strumicë, ndërsa në këtë rast Shkupi edhe pse si mysafire në bazë të rasteve meritoi që të ktheje me tri pikë.
Kampioni aktual Vardari në fillim të ndeshjes kishte marrë iniciativën, ndërsa në minutën e katërt ishte ukrainasi Novak ai e cili kishte kaluar në avantazh ekipin e tij. Një rast tjetër kishte edhe Felipe, por portiere Suat Zendeli ishte në vendin e duhur për të ndalur goditjen.
Në minutën e 15-të, Shkupi organizoi një super aksion përmes Fatmir Arifit, por Gaçevski kishte intervenim të mirë. Më pas në minutën e 19-të, një paraboll nga Berisha deri te Janevski, i cili shërbeu Adilin që ky i fundit në sitilin e lojtarëve të mëdhenj evropian, shkaktoi “tërmet” në portën e Gaçvskit për të barazuar rezultatin. Shkupi pati rastin vetëm dy minuta më vonë të kaloj në epërsi, por Florent Osmani duke qenë i vetëm para portierit, nuk goditi portën, por trupin e tij.
Vardari kishte mundësi për të kaluar në avantazh në minutën e 38-të, kur Kojasheviq si duket u frikësuar nga Suat Zendeli dhe goditi shtyllën.
Për dallim nga pjesa e parë, në të dytën Shkupi kishte iniciativë më të madhe dhe kishte rastet më të mira për të marrë fitoren e parë në fillim të sezonit. Ishin rastet e Besar Iseni, Husein Demiri, Filip Janevksi dhe Florian Kadriu.
Marrë në përgjithësi ishte kjo një paraqitje e mrekullueshme e futbollistëv të Shkupit, të cilët paralajmëruan se do të jenë një nga ekipet favorite edhe këtë sezon që të arrijnë një pozitë që do tu mundësojë dalje në arenën evropiane. /fcshkupi/
VARDARI – SHKUPI 1:1 (1:1)
Stadiumi: “Mlladost” Strumicw (Shikues 2.500)
Refer: Zoran Temellkov me ndihmësit Petar Novaqev dhe Gjorgji Stankovski
Golashwnues: Novak ‘4 (1:0) dhe Adili ‘19 (1:1)
Kartonw tw verdhw: Kadriu dhe Asani (FC Shkupi) Felipe (KF Vardari)
Vardari: Gaçevski, Brdarovski, Grçarov, Novak, Glishiq (’56 Lamçevski), Velkovski (’46 Petkovski), Spirovski, Asani (’66 Grozdanoski), Felipe, Kojasheviq, Boareto.
FC SHKUPI: Zendeli, Bajrami (’84 Ademi), Adili, Demiri (’70 Kadriu), Iseni, Janevski Osmani (’90 Maliqi), Asani, Llazarevski, Arifi.