Shkupi barazoi pa gola ndaj Qarabagut

Shpërndaje:

Ndeshja e parë kontrolluese e luajtur në Antali të Turqisë ka treguar një skuadër mjaft stabile e cila nga dita në ditë po arrin të merr formën e duhur. Shkupi për kundërshtarë kishte ekipin kampion të Azerbajxhanit, Qarabagun, që këtë edicion ishte pjesëmarrës edhe në Ligën e Kampioneve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu e filluan ndeshjen duke e analizuar lojën e kundërshtarit, por më vonë filluan të radhiten edhe rastet për të shënuar. Fillimisht ishte përforcimi i ri, Rron Broja i cili tentoi me një paraboll të befasoj portierin e Qarabahut, por pa rezultat.

Më pas ishte tentimi i Kristijan Stojkoskit, Shpend Asanit dhe Ermedin Adem, të cilët provuan të ndëshkojnë kundërshtarin nga distanca.

Edhe Qarabahu në këtë rast si nikoqir kishte disa raste, por që kapiteni Suat Zendeli nuk lejoi të ndodhë asnjë befasi.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, kur strategu Nuhiu në lojë filloi të futë lojtarët që ishin në pankinë, ndërsa Qarabahu nuk kishte bërë asnjë ndryshim. Edhe në këtë rast futbollistët më të rinj nuk u trembën nga emri i kundërshtarit dhe luajtën 45 minutat me pjekuri.

Qarabahu kishte dy raste të mira për të shënuar, por portiere Burhan Mustafa kishte dy intervenime shumë të mira dhe të sigurta, ndërsa nga ana tjetër rast të mirë për shënim për Shkupin kishte Husein Demir dhe Bazhe Ilijoski. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan me ekipin FC Stal Kamianske me 27 janar.

FC Shkupi: Suat Zendeli (Burhan Musfata), Edis Maliqi, Besir Krivanjeva, Bllagoja Ljamçevski (Suhejl Muharem), Ermedin Adem (Altin Sefo), Muharrem Bajrami (Bunjamin Shabani), Shpend Asani (Shqiprim Taipi), Rron Broja (Besir Ramadani), Kristijan Stojkoski (Fatih Ismaili), Omar Imeri (Husein Demiri), Alen Jsharoski (Bazhe Ilijoski)

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT