Shkupi barazon me Levadian

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur edhe miqësoren e dytë në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Bolu të Turqisë, ndërsa për kundërshtarë kishte skuadrën Levadia Tallinn nga Estonia.

Në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani luajti me një formacion të kombinuar duke u dhënë shansë futbollistëve më të rinjë dhe atyre nga Senegali që po qëndrojnë në testime.

Pjesa e parë e miqësores edhe pse përfundoi pa gola të shënuar, kishte shumë dinamik dhe mjaft raste për të shënuar, ndërsa vlen të përmenden disa tentime të Shkupit që ishte më afër epërisë.

Fillimisht Fatih Ismaili doli para portierit kundërshtarë, por topi përfundoi vetëm për disa cenimetra larg portës. Më pas ishte Moussa Marone që tentoi nga distance, por gjithçka përfundoi mbi portë. Bunjamin Shabani nga ana e majtë dërgoi një goditje të fortë, ndërsa topin në rivënie këndore e dëboi portieri.

Në pjesën e dytë trajneri Ramadani futi në lojë futbollistët që vlerësohen si ardhmëria e klubit.

Rastin e parë që në fillim të pjesës së dytë e kishte sulmuesi 16 vjeçar Suhel Muharemi, por mbrojtësit e Levadias mbllokuan goditjen e tij. Më pas Muharemi vazhdoi të dominojë në lojë duke arritur edhe disa herë para portës kundërshtarë, kur në minytën e 67-të, asistoi deri te Marone për ti dhënë avantazhin Shkupit 0:1.

Përkundër avantazhit Shkupi luante mirë në sulm, ndërsa mbrojtja kontrollonte mirë situatën.

Në minutën e 78-të, senegalasi Senghor kishte një ndërhyrje të pa lejuar para zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit, e që nikoqirët këtë rast e shfrytëzuan për të barazuar shifrat në 1:1.

Deri në fund të ndeshjes edhe në dy momente tentoi Muharemi që të kthejë epërsiën e Shkupit, por pa e konkretizuar asnjë prej tyre.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të enjten kundër skuadrës boshnjake Çelik.

 

Levadia vs FC Shkupi 1:1 (0:0)

FC Shkupi: Pape Seydou Ndiaye, Besart Krivanjeva, Muharem Bajrami, Ermedin Adem, Bunjamin Shabani, Bllagoja Ljamçevski, Artan Veliu, Fatih Ismaili, Mady Faty, Faustin Sengho, Faustin Sengho

Luajtën edhe: Igor Aleksovski, Altin Sefo, Besir Ramadani, Mariano Ondo, Suhel Muharemi

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT