Shkupi bën për vete golashënuesin më të mirë të ri

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar të kërkojë talente të reja, ndërsa një prej tyre është edhe i riu 19 vjeçar, Jahja Abdulhadi i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Vardarit.

Futbollisti i ri karrierën e tij futbollistike e kishte filluar në moshën 7 vjeçare në klubin e futbollit Voska në Ohër, ndërsa nga mosha 9 vjeçare deri në atë 13 vjeçe e kishte kaluar më pas te Akademija Pandev. Rrugëtimi i tij do të niste për në Shkup që në moshën 13 vjeçe për tu bërë pjesë e ekipit Euromilk, që më pas nga kjo ekip të kaloje te skuadra e Vardarit ku kaloi plot dy vite e gjysmë. Talenti i tij i madh u vërejt pikërisht në këtë skuadër duke treguar aftësitë e një golashënuesi të spikatur, ku në vitin e parë në garat me moshatarët e tij arrin të shënojë 14 gola, e që në vitin pasardhës të jetë edhe më efikas me 22 gola, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të të rinjve.

“Është nder dhe kënaqësi për mua që do të mbaj fanellën e FC Shkupit. E kam pranuar ofertën pa u hamendur fare dhe në të ardhmen do të jap maksimumin  nga vetja për ta arsyetuar besimin që më është dhënë. Pres që shpejt të adaptohem me ekipin ku jam mirë i pranuar dhe së bashku me bashkëlojtarët të arrijmë suksese për klubin dhe tifozët tanë”, janë fjalët e para të 19 vjeçarit si futbollist bardhekaltër.

Jahja dhe Shkupi kanë nënshkruar kontratë tri vjeçare dhe ky është vetëm një nga futbollistët që skuadra mendon për të ardhmen, pasi më herët kanë nënshkruar kontrata profesionale edhe Nuhi Jonuzi, Suhejl Muharemi, Besir Ramadani, Altin Sefo dhe Fatih Ismaili, që janë e ardhmja e FC Shkupit.

Emri e mbiemri: Jahja Abdulhadi

Datëlindja: 03.06.1999

Qyteti i lindjes: Ohër

Gjatësia: 1,85 cm

Pesha: 70 kg

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT