Shkupi blindon portierin e talentuar Jonuzi

Shpërndaje:

Në fillim të muajit korrik, skuadra e FC Shkupit kishte arritur që të nënshkruaj kontratë profesionale me talentin 16 vjeçar që vjen nga shkolla e futbollit të klubit tonë, Suhel Muharemi i cili tani është pjesë e ekipit të seniorëve dhe ka marrëveshje me klubin për tre vitet e ardhshme.

Të njëjtën gjë sot klubi e ka bërë edhe me portierin Nuhi Jonuzi, i cili është gjithashtu në moshë 16 vjeçare, ndërsa kontrata e Jonuzit me Shkupin është tre vjeçare. Stafi i trajnerëve dhe kryesia te Jonuzi shohin një nga portierët e të ardhmes së klubit.

“Jam i lumtur nga klubi për kushtet që më ofruan dhe për kontratën profesionale. Mendoj se ky është një hap shumë i madh për mua që tani në këtë moshë të kem kontratë profesionale e që sigurisht më shtonë vullnetin për të punuar edhe më shumë, që në të ardhmen sa më të shpejtë të jem në mes shtyllave të portës për Shkupin. Kjo sigurisht që do të ndikojë shumë edhe të talentet tjerë që të japin maksimumin që nesër të arrijnë të jenë pjesë e ekipit sendor”, ka thënë portieri Jonuzi.

Të përkujtojmë se Jonuzi tani disa vite është portier i tretë i skuadrës, duke qenë me ekipin e seniorëve në të gjitha kampet stërvitore, ndërsa ishte në mesin e portierëve edhe në ndeshjen e Europa Ligës në ndeshjen e kthimit në Shkup ndaj Glasgow Rangers.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT