Shkupi cakton dy kontrolluese para fillimit të sezonit

Shpërndaje:

Pas përfundimit të aventurës evropiane, skuadra e FC Shkupit sot i është rikthyer punës me përgatitje për fillimin e kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë, që planifikohet të fillojë me 5 gusht. Trajneri Zekirija Ramadani u kishte dhënë pesë ditë pushim futbollistëve, që sot në orët e mëngjesit të kryejnë seancën e parë stërvitore në fitnes, ndërsa në orët e pasdites do të kenë seancën e dytë stërvitore ne fushën e stadiumit të Çairit.

Por para fillimit të sezonit të rregullt, klubi do të ketë edhe dy ndeshje kontrolluese, fillimisht do të luajë ndaj ekipit të FC Ballkani nga Suhareka që këtë sezon është rikthyer në Superligën e Kosovës, ndërsa ndeshja dot luhet në stadiumin e Çairit me datë 25.07.2018 me fillim në ora 17:00.

Ndeshja e radhës është planifikuar të luhet me 29.07.2018 gjithashtu në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00, ndërsa për kundërshtarë do të jetë një ekip tjetër nga Kosova. Bëhet fjalë për skuadrën e KF Feronikeli nga Drenasi, që llogaritet një ndër klubet më të organizuara në kampionat.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT