Skuadra e FC Shkupi për kundërshtar të parë në ndeshjen zyrtare kontrolluese, kishte ekipin mjaft të fortë nga superliga e Kosovës, FC Dritën e Gjilanit, duel ky që është mbyllur në paqe pa fitues.
Në 90 minutat e lojës që është zhvilluar në një kohë të mirë për futboll në stadiumin më lagjen Gjorçe Petrov, dy trajnerët Nuhiu i Shkupit dhe Zuzaku i Dritës kishin mundësi që të shohin nga afër forcën dhe përshtatjen taktike të futbollistëve të tyre.
Pjesa e parë rezultoi të ishte më shumë sfiduese për publikun ku kishte aksione të shumta të të dyja skuadrave. Në këtë drejtim, FC Shkupi hapi rezultatin në fund të pjesës së parë kur Kristijan Stojkoski asistoi në zonë, ndërsa Alen Jasharoski me paraboll mundi portierin mysafirë Rexhepi.
Në minutat e fundit të pjesës së parë , mysafirët nuk shfrytëzuan penaltinë, ndërsa në portë ishte i sigurt Suad Zendeli.
Djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu në pjesën e dytë u kërcënuan me anë të Bazhe Ilijoskit dy herë, Suhel Muharemit dhe Rron Brrojës, por asnjëra nga këto raste nuk përfundoi në rrjetën e mysafirëve. Në anën tjetër, pas një kundërsulmi, gjilanasit nëpërmjet Astrit Fazliut barazuan rezultatin në 1-1, një herit ky ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje miqësore.
Në këtë ndeshje për Shkupin luajtën edhe përforcimet e reja, Bazhe Ilijoski, Rron Broja dhe Bllagojçe Lamçevski, derisa pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit, në fushën e gjelbër është rikthyer Bunjamin Shabani.
Pas kësaj ndeshje, futbollistët e Shkupit të premten e kanë ditë të lirë, për t’ju rikthyer stërvitjeve të shtunën dhe të dielën, ndërsa të hënën udhëtojnë në Antalia të Turqisë, për të vazhduar fazën e dytë të përgatitjeve.
FC Shkupi: Suat Zendeli, Edis Maliqi, Bllagoja Ljamçevski, Muharem Bajrami, Besart Krivanjeva, Ermedin Adem, Shqiprim Taipi, Omar Imeri, Fatih Ismaili, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.
Luajtwn edhe: Burhan Mustafa, Besir Ramadani, Altin Sefo, Bunjamin Shabani, Rron Broja, Bazhe Ilijoski, Suhejl Muharemi, Shpend Asani, Husein Demiri