Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të përfundojë bisedimet me futbollistin Fatjon Jusufi, të cilit i kishte skaduar kontrata në fillim të qershorit.
Të dy palët janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, duke mbetur të kënaqur më angazhimin e deritanishëm, por njëkohësisht edhe Fatjoni ka mbetur i kënaqur me kushte që i ka ofruar ekipi.
“Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, kemi vendosur që të vazhdojmë kontratën edhe për një vit tjetër. Besimi i tyre ndaj meje është pikë mbështetja e kontratës se re, ku me një qasje profesionale dhe me impenjim maksimal që nga fillimi, besoj se do të kemi rezultatet e duhura dhe do të plotësojmë objektivin sezonal. Gjithashtu do të jetë kënaqësi dhe nder të jem nën urdhrat e trajnerit Muharem Bajrami si dhe nën atmosferën e tifozëve tanë “Shvercerave””,, ka thënë Jusufi për faqen zyrtare të klubit .
Të përkujtojmë se Jufusi me Shkupin u bashkua më 10 qershor të vitit të kaluar, ndërsa kishte 18 paraqitje, duke shënuar edhe 3 gola dhe duke dhënë 3 asiste.
Fajtoni karrierën e tij si futbollisti profesionist e ka nisur me ekipin e Renovës, që më pas të kalonte te ekipi i Partizanit të Tiranës, ndërsa para se të vinte te Shkupi, ishte pjesë e ekipit Shirak Gyumri të Armenisë.