Sot në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shorti deshi që skuadra e Shkupit për kundërshtare të ketë ekipin Ligës së Dytë të Maqedonisë, Akademija Pandev
Sigurisht se rruga drejt çerekfinales nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ekipi Akademija Pandev është përforcuar dhe synon që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Ligës së Parë, ndërsa që nga fillimi i sezonit ka shënuar dy fitore dhe ka marrë një barazim, që e ka lënë në kreun e tabelës.
Të përkujtojmë se skuadra e Shkupit, në ndeshjen e parë të 1/16-tës, e kishte fituar ekipin e Vardarit nga Negotina me rezultat 2:0. Ndeshja e parë Akademija Pandev – Shkupi luhet në Strumicë më 21 shtator me fillim në orën 15:30, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Stadiumin e Çairit në Shkup. /fcshkupi/