Shkupi do të testohet me Levadinë dhe Çelikun

Shpërndaje:

FC Shkupi do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Bolu të Turqisë. Sfida e dytë miqësore në Turqi, pas humbjes ndaj Nefçit nga Azarbejxhani (0-2), ditë më parë (dhe e treta me radhë, pas fitores ndaj Dritës së Gjilanit në Shkup me 2-0), do të jetë më 27 qershor (e mërkurë) kundër Levadisë nga Estonia, ndërsa një ditë më pas, FC Shkupi do të mat forcat me skuadrën boshnjake të Çelikut.

Agjencioni për aranzhimin e ndeshjeve miqësore në koordinim me stafin teknik të FC Shkupit dhe trajnerin Zekirja Ramadani, kanë konfirmuar se planifikohet edhe një ndeshje tjetër miqësore më 2 korrik, një ditë para kthimit të ekspeditës së FC Shkupit në vendlindje.

Ndryshe ditën e gjashtë të qëndrimit në qendrën stërvitore të Bolut në Turqi, futbollistët e nisën me stërvitjet e mëngjesit në qendrën e fitnesit, që pasdite të jenë sërisht në terrenin e gjelbër në plotësimin e planit përgatitor të stafit teknik dhe në prag të miqësoreve gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT