Shkupi do testohet në Antali me ekipe të forta

Share:
Share on facebook
Share on whatsapp
Share on telegram
Share on twitter
Share on email

FC Shkupi nesër udhëton për në Antali përveç punës në terrenet e përshtatshme për stërvitje, ekipi pritet të zhvillojë edhe së paku pesë ndeshje kontrolluese.

Ndeshjen e parë kontrolluese trajneri Umit Karan e ka paraparë ta zhvillojë me 20.01.2019, ndërsa për kundërshtarë është skuadra e superligës iraniane Sepahan. Kjo skuadër është kampion i pesëfishte dhe katër herë ka fituar kupën e vendit.

Ndeshja e dytë është planifikuar që të luhet me 23.01.2019, ndërsa për kundërshtarë është ekipi CSMS Politehna Lasi nga Rumania.

Ndeshja e radhës pritet të jetë ajo kundër ekipit hungarez, MTK të Budapestës, ndërsa pritet që të luhet me 26.01.2019. Data e 29 janarit është e hapur dhe sipas nevojës së trajnerit, do të mësohet edhe nëse do të zhvillohet ndeshje kontrolluese, ndërsa një ditë para se të niset ekspedita për në Shkup, 02.02.2019, është planifikuar kontrolluese me ekipin FK Sarajeva nga Bosnja e Hercegovina.

Artikuj

Të ngjashme