Shkupi dy ndeshjet e para nikoqir në Gostivar

Shpërndaje:

Fusha e rënduar e Çairit gjatë viteve të fundit ka bërë që edhe sezonin pranveror skuadra e Shkupit të mos ketë mundësi që të luajë para tifozëve të saj, por kjo sigurisht se nuk do të ndikojë negativisht aspak te futbollistët, të cilët me padurim presin fillimin e kampionatit.

Kryesia e klubit në përpjekje të mëdha për të rregulluar këtë problem kishte filluar gati se dy muaj që të punoj në infrastrukturë, konkretisht në rregullimin e tapetit të blertë, por kushtet atmosferike nuk kanë mundësuar që bari të jetë gati për fillim të sezonit.

Gjatë ditëve të fundit klubi ka kërkuar alternativa të ndryshme për të luajtur ndeshjet sa më afër Shkupit, por shkaku i turneve të ndryshme në terrenet e FFM-s, si dhe shumë ekipeve që janë nga Shkupi nuk u gjet asnjë terren që i mundëson Shkupit të luajë ndeshjet në rrethinë. Andaj për dy ndeshjet e para, është vendosur që ekipi bardh e kaltër të jetë nikoqire në Gostivar, në pritje që sa më shpejtë të rregullohet terreni i Çairit.

Stërvitjet skuadra do ti zhvillojë në terrenin e lagjes Marino, shkaku i vetëm që të ruhet sa më shumë fusha. Ndeshjen e parë Shkupi në Gostivar e luan ndaj Akademija Pandev me 14 shkurt.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT