Shkupi e fillon sezonin me barazim

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Në hapjen e sezonit të ri të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, Skuadra e Shkupit ka marrë vetëm barazim në ndeshjen e luajtur në Çair ndaj ekipit Akademija Pandev. Edhe pse Shkupi kishte më shumë nga loja, duke krijuar një mori rastesh, mundej të mbetej edhe pa pikë.

Fillimisht rastin e parë e kishin futbollistë e Shkupit\, kur në minutën e 4-të, Bunjamin Shabani krosoi, por në tollovin e krijuar para portës, topi arrin në këmbët e Fisnik Zukës, i cili goditi fortë por vetëm skaj portës.

Në minutën e 10-të rast kishin mysafirët nga Strumica, kur Atanasov nga gjuajtja e lirë goditi transversalen e portierit Zendeli. Në vazhdim të ndeshjes Shkupi përsëri e mori kontrollin e lojës, por portieri Vujanac ishte ai që nuk lejoi ndryshimin e rezultatit.

Fillimisht kur luhej minuta e fundit e pjesës së parë, Shpend Asani pasi kaloi disa mbrojtës goditi fort drejt portës, që Vujanac të grushtoj topin deri të Shqiprim Taipi, i cili me një gjuajtje të fortë tentoi golin, por përsëri portieri mysafir ishte në vendin e duhur.

Pjesa e filloi me rastin më të mirë në minutën e 72-të, kur Alen Jasharovski i Shkupit mori një top në mes të gjashtëmbëdhjetëshit, por gjuajti mbi portë.

Pas këtyre rasteve që nuk u shfrytëzuan, Shkupi u dënua në minutën e e 77-të, kur shënoi gol Doriev.

Por Shkupi në asnjë moment nuk u dorëzua, vazhdoi të krijon lojë dhe raste, ndërsa vetëm në minutën e 89-të, Husein Demiri me super gol barazoi shifrat në 1:1.

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!