Shkupi e fitoi edhe Vëllazërimin

Shpërndaje:

Shkupi e fitoi edhe VëllazëriminKanë vazhduar me paraqitje të mirë në ndeshjet kontrolluese futbollistët e FC Shkupi, të cilët në ndeshjen e tretë shënuan fitoren e dytë, kësaj radhe duke e fituar skuadrën e KF Vëllazërimi me rezultat 3:0.

Edhe në këtë ndeshje të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani, u treguan të mirë duke kryer me përpikëri të gjitha detyrat e marra para ndeshjes.

Në këtë ndeshje golat i kanë shënuar Fatmir Arifi, Ersen Asani dhe Miran Maksuti, ndërsa shkaku I angazhimeve munguan kapiteni Suat Zendeli dhe Ardian Nuhiu, ndërsa shkaku i lëndimit ka munguar edhe koreani Bum Geun-Bae.

Shkupi këtë ndeshje e filloi me këtë formacion. Maxharovski, Adili, Ersen Asani, Llazarevski, Hajdari, Bunjamin Asani, Bajrami, Zuka, Osmani, Arifi dhe Demiri. Luajtën edhe Janevski, Ademi, Maliqi, Çajani, Maksuti, Jasir Bajrami dhe Xhihan Seferi. Shkupi të mërkurën përfundon fazën përgatitore në Ohër, duke u kthyer në Shkup, ndërsa kontrolluesen e radhës e luan me 19 korrik, në Shtip kundër Bregallnicës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT