Shkupi e fitoi kontrolluesen e parë

Shpërndaje:

Shkupi e fitoi kontrolluesen e parëShkupi e ka filluar mbarë fazën e ndeshjeve kontrolluese, duke shënuar fitore minimale kundër një kundërshtari shumë të fortë, sikurse ishte Trepça 89.

Ndeshja është luajtur në një fushë shumë të vështirë dhe të dy skuadrat e kanë pasur detyrë të rëndë që të tregojnë kualitet e tyre.

Dy trajnerët e skuadrave, Ramadani i Shkupit dhe Duraku  i Trepçës, kanë provuar të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion, duke luajtur dy pjesët me dy njëmbëdhjetëshe të ndryshme.

Pjesa e parë është dominuar nga mysafirët, por duke mos arritur ta gjejnë golin, ndërsa në pjesën e dytë bardhekaltërit nga Çairi treguan më shumë shkathtësi dhe pas një rasti të mirë të Nuhiut, mbrojtja mitrovicase bëri ndërhyrje të palejuar, që referi Topojani akordoi në pikën e bardhë. Realizues i saktë ishte Goran Stankovski.

“Edhe pse kishim ardhur në Shkup për të luajtur kontrolluese, do të them se për ne nuk ishte në rend të parë rezultati. Jemi të kënaqur nga mikpritja që na është bërë dhe kemi parë që Shkupi është një ekip e madhe dhe se meriton të luajë në Ligën e Parë të Maqedonisë. Organizimi dhe kualitetit i ekipit na ka bërë që të thellojmë bashkëpunimin, duke këmbyer përvojë nga një skuadër e madhe siç është Shkupi”, ka thënë trajneri i Trepça 89, Fahredin Duraku

Nga ana tjetër trajneri i Shkupit Zekirija Ramadani gjithashtu ka thënë se nga ekipi nuk kishte kërkuar të luajnë për rezultat, por fitorja mbetet vetëm si statistikë.

“Jam shumë i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët e mi, edhe pse ka vetëm dy javë që po stërvitemi. Kam mbetur i kënaqur edhe nga përforcimet, por duke shtuar se do të duhet edhe shumë punë për të përmirësuar mangësitë. Ne na pret një fazë e vështirë pranverore, pasi shumë ekipe janë përforcuar dhe do të duhet të japim më shumë nga forma. Uroj mitrovicasit për lojën e treguar dhe them se kishte një skuadër model për kualitetin dhe disiplinën”, tha Ramadani.

Ndeshjen Shkupi – Trepça e kanë përcjellë një numër i konsiderueshëm i dashamirëve të futbollit, ndërsa si zakonisht ishin edhe tifo grupi “Shvercerat”. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT