Skuadra e FC Shkupi po vazhdon me fazën përgatitore në Ohër, duke akumuluar forcë për të qenë sa më të përgatitur për sezonin e ri futbollistik, që skuadra tani më është kthyer në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Ndeshja e radhës kontorlluese për Shkupin ishte dueli me ekipin e Ligës së Dytë, KF Gostivari. Shkupi sikurse në të gjitha ndeshjet, e filloi furishëm takimin duke sulmuar menjëherë portën e mysaforëve, ndërsa rezultati ndryshoi që në minutën e dytë, kur futbollisti i ri dhe i talentuar që ka përforcuar Shkupin nga radhët e Makedonija Gj.P. Huesin Demiri shënoi për avantazh. Përsëri disa minuta më vonë sulmuesi korpulent kaarritur që të tregojë aftësitë e tij të një super talenti duke shënuar dhe golin e dytë.
Edhe pjesa e dytë ishte me të njejtin ritëm, kur shkupjanët nuk u ndalën duke sulmuar. Futbollisti i ri i ardhur nga Korea , Bae Beomgeun tregoi se bëhet fjalë për një futbollist me shumë shkathtësi, i cili ishte distributori shumë topave për Ardian Nuhiu, Florent Osmanin dhe Husein Demirin.
Kështu ndodhi edhe në një rast, kur Bae me një krosim të gjatë i dha topin si me dorë Miran Maksutitpër të rritur epërsinë në 3:0.
Por përfat të keq, në vazhdim të ndeshjes në një duel, Bae lëndoi krahun, qëu detyrua me ndihmën e shpejt të dërgohet në spital, e që ky lëndim do ta lëjë përforcimin e Shkupit nga Korea për së paku 3 javë jasht fushe.
Gjithashtu nga lëndimet u larguan nga loja edhe Miran Maksuti dhe Ermedin Adem, e që Shkupi 20 minutat e fundit luajti me dy futbollist më pak, shkaku që më parë trajneri Ramadani i kishte zëvendësuar të gjithë futbollistët.
Ndeshjen FC Shkupi ei filloi me këtë formacion: 1. Suat Zendeli, 2. Edis Maliqi, 3. Filip Janevski, 4. Bujamin Asani, 5. Dimitrija Llazareski, 6. Ersen Asani, 7. Muharrem Bajrami, 8. Ardian Nuhiu, 9. Florent Osmani, 10. Husein Demiri dhe 11. Bae Beomgeun
Laujtën edhe: Mevlan Adili, Miran Maksuti, Ermendin Adem, Fisnik Zuka, Flakron Ajdari, Fatmir Arifi, Gentian Selimi, Xhihan Seferi, Armend Çajani dhe Imerxhan Jusuf. Skuadra e Shkupit vazhdon qëndrimin në Ohër deri më 15 korrik, ndërsa kontrolluesja e radhës është të martën (14.07.2015), kur në ora 17:30 do të luajë kundër anëtarët të Ligës së Dytë KF Vëllazërimit. Gjithashtu paskthimit në Shkup ekipi do të ketë disa ditë pushim, që me 19 korrik, të luajë kontrolluesen e radhës kundër Bregallnicës në Shtip. Gjithashtu ekipi është në bisedime edhe me disa ekipe jasht vendit që pritet të jenë në fazën përgatitire në Maqedoni, me të cilët do të ketë kontrolluese më të forta.