Shkupi e mundi Ballkanin e Kosovës (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit shënoi fitore 3:2 në miqësoren kundër skuadrës së Ballkanit nga Kosova, pas paraqitjeve në eliminatoret e Liga Evropës dhe sfidave me skuadrën skoceze të Glasgow Rangers. Trajneri Zekirja Ramadani shtroi formacion ofenziv, duke i dhënë mundësi brazilianit Serxhio dhe Suhel Muharemit që të rreshtohen në formacionin fillestar.

Pjesa e parë kaloi në dominim të plotë të FC Shkupit që krijoi më shumë raste për shënim të golit, ndërsa te vetmen që e shfrytëzoi ishte Rron Broja në minutën e 15-të, kur brenda zonës mposhti portierin kundërshtarë Armand Ruxhi. Mysafirët nuk arritën që të krijojnë asnjë rast konkret në 45 minutat e para dhe tentimet jashtë zonës së rrezikut, nuk kanë shqetësuar fare portierin Suat Zendeli.

Në fillim të pjesës së dytë, Shkupi ndezi motorët ofenziv dhe kjo taktikë rezultoi me dy gola të shpejtë në harkun e 5 minutave të lojës. Fillimisht ishte Bllazhe Iljoski që mposhti portierin mysafirë nga Kosova, ndërsa 5 minuta më vonë, kishin mundësi që të regjistrojmë edhe golin e parë të brazilianit Serxhio në fanellën e FC Shkupit, nga ardhja e tij nga skuadra e Skënderbeut (Rabotniçkit).

Me epërsi 3-0, trajneri Ramadani vendosi që tu jep shansin të gjithë futbollistëve në pankinë për të shijuar këtë miqësore, duke filluar nga Igor Aleksovski, Muharem Bajrami, Bunjamin Shabani,  Artan Veliu, Azdren Meha, Jahja Abdulhadi dhe Besir Ramadani. Me ndryshimin e futbollistëve, skuadra mysafire ishte më e rrezikshme dhe nuk kishte se çka të humbas pran rezultatit 3-0, andaj kaloi tërësisht në sulm. Kjo lojë u shpagua me gol në minutën e 75, kur Durim Gashi ekzekutoi një gjuajtje precize nga goditja e lirë, për të mposhtur Igor Aleksovskin. Dhe vetëm 5 minuta më vonë, Ballkani shënoi edhe golin e dytë, ndërsa autor ishte Berat Hyseni. Deri në fund të takimit, mysafirët kërkuan me ngulm golin e barazimit, mirëpo Shkupi arriti që të ketë pronësinë e topit dhe të regjistrojë fitore në këtë përballje miqësore dhe kontrolluese e mirë për të dy skuadrat në prag të fillimit të sezonit të ri. Në këtë ndeshje për shkak të arsyeve mjekësore munguan Muarem Muarem, Bllagoja Ljamçevski, Basilio Ndong dhe Marioano Ondo.

Sfida e ardhshme miqësore duhej të ishte kundër Feroniklit të Kosovës, më 29 korrik, në orën 17.00, në stadiumin në Çair, mirëpo e njëjta është kërkuar që të prolongohet për një datë tjetër, për të cilën do t’ju njoftojmë në kohë.

 

FC Shkupi – Balkani 3-2 (1-0)

Stadiumi në Çair- Shikues: 500

Golashënues: Rron Broja (15), Blazhe Iljoski (47), Serxhio (52) për FC Shkupi. Durim Gashi (75), Berat Hyseni (80) për Balkanin.

Referi kryesor: Marjan Mladenovski, ndihmës: Dejan Dimitrieviq dhe Sasho Toshevski

Kartona të verdhë: Besnik Krasniqi, Gentian Elezaj, Jemir Topalli (Ballkani)

Kartona të Kuq: /

FC Shkupi: Suat Zendeli, Amir Bilali, Ermedin Adem, Blazhe Iljoski, Besart Krivanjeva, Stefan Vujçiç, Toni Tipuriç, Hristijan Stojkoski, Ron Broja, Suhel Muharemi, Da Luiz Serxhio Antonio.

Luajtën edhe: Igor Aleksovski, Muharem Bajrami, Buanjamin Shabani, Artan Veliu, Azdren Meha, Jahja Abdulhadi, Besir Ramadani.

Trajner: Zekirja Ramadani

 

Ballkani: Armand Ruxhi, Besnik Krasniqi, Gentian Elezaj, Liridon Kukaj , Elbasan Gashi, Qëndrim Sejdiu, Egzon Shabani, Borçe Manevski, Jetmir Topalli, Leart Emini, Blent Baftiu.

Luajtën edhe: Besnik Beqiraj, Ilir Gegaj, Uran Shala, Valentin Lezi, Fatjon Bushati, Durim Gashi, Leutrim Gashi dhe Berat Hyseni.

Trajner: Ardian Basha

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT