Shkupi e nis me këmbë të mbarë, e fiton Ohrin

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit i ka filluar mirë ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në qytetin e Ohrit.

Pikërisht sot shkupjanët kanë luajtur me ekipin nikoqir, Ohri Lihnidos skuadër kjo që luan në kategorinë e dytë të Maqedonisë së Veriut.

Shkupi që në fillim u tregua se është kundërshtarë shumë më i mirë dhe këtë e tregoi duke ngritur nivelin  lojës, ndërsa rastin dhe golin e parë e shënoi në minutën e 9-të, me asistues Fatjon Jusufi ndërsa autor ishte Dembo Darbo, i cili më pas në minutën e 15-të, ishte i vetëm para portës kundërshtare, por nuk u tregua i saktë.

Shkupi vazhdoi të sulmon edhe më tutje dhe në minutën e 26-të, Jakup Berisha dërgoi një goditje të fortë, të cilën e e dëboi deri te Dembo për golin e dytë.

Shkupi shënoi edhe një gol me anë të Glisiç, por arbitrat e anuluan për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë Ohri arrit të shënon një gol në minutën e 48-të, ndërsa më pas në minutën e 68-të, Suhel Muharemi shënoi një euro gol nga distanca për të rritur epërsinë në 3-1. I njëjti futbollistë vetëm dy minuta më vonë goditi edhe shtyllën, e cila i mohoi golin e dytë.

Vlen të përmendet se ndeshja u luajt në kushte mjaft të vështira, pasi pikërisht gjatë kohës kur luhej takimi kishte të reshura të mëdha të shiut.

Ndeshjen e radhës skuadra e FC Shkupit do të ketë përballë atë të Renovës, ndeshje kjo që gjithashtu do të luhet në Ohër, ndërsa të dy këto ekipe këtë sezon do të na përfaqësojnë në garat e kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT