Shkupi e pret derbin me të sëmurë e të lënduar

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

57E shtuna e parë e muajit mars do të sjellë ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë, ndërsa Shkupi, respektivisht stadium i Çairit do të jetë epiqendra e duelit më të rëndësishëm të javës. Shkaku për këtë është se takohen dy ekipet kryesuese në tabelë, Shkupi që është lider i pakontestueshëm që në sezonin vjeshtor dhe Gostivari që haptas ka paraqitur apetitet e saja se dëshiron rikthim në Ligën e Parë.

Skuadra e Shkupit gjatë javës është përgatitur maksimalisht dhe shpreson se do të vazhdojë me ritmin e fitoreve në fushë të sajë.

Shumë skuadra  nga Maqedonia ditëve të fundit janë ankuar për prekje nga virusi i gripit, kështu që edhe Shkupi nuk ka mbetur imun. Është Suat Zendeli, Fisnik Zuka, Ardian Nuhiu, Miran Maksuti dhe Muharem Bajrami që ende nuk dihet nëse do të jenë gati për duelin e të shtunës, ndërsa terreni i vështirë gjatë stërvitjeve ka bërë që në një duel të ashpër të lëndohen mes vete Maznov dhe Llazarevski, e që më vonë në lëndim është ankuar edhe Goran Stankovski.

Një nga futbollistët të cilët presin që më në fund të shënojë dhe golin e parë zyrtar me Shkupin, është sulmuesi anësor Miran Maksuti, i cili në klubin shkupjan erdhi si përforcim pranveror nga Drita e Bogovinës.

“Nga ndeshja në ndeshje kemi arritur të kapim formë dhe ne që në fillim kishim thënë se diku pas ndeshjes së xhiros së dytë do të arrijmë maksimumin. Është e vërtetë se na ka prekur pak edhe gripi, por do e tejkalojmë këtë sfidë dhe nuk mendojmë në asnjë rezultat tjetër përpos fitores. Edhe pse si futbollist nuk është me rëndësi se kush shënon, por fitorja, nuk do ta fsheh dëshirën që më në fund të shënojë golin e parë në fanellën e Shkupit dhe të festojmë së bashku me “Shvercerat” fitoren e parë pranverore”, ka thënë Maksuti.

Në ndeshjen Shkupi – Gostivari pritet të ketë numër të madh të tifozerisë, pasi kjo është ndeshja e parë në stadiumin e Çairit, por edhe mysafirët kanë paralajmëruar se do të kenë përkrahje maksimale. Gjithsesi kjo pritet të jetë një festë futbolli, ku do të takohen dy ekipe shqiptare. /fcshkupi/

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!