KF Shkupi sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Ohër ku edhe ka demoluar skuadrën e Zajazit me rezultat 5:0. Gjithçka filloi në minutën e 11-të kur golin e parë e shënoi Mevlan Adili, kurse pas nëntë minutave lojë realizon edhe Goran Stankovski. I njejti futbollist shënon edhe në minutën e 28.
Loja e mirë dhe shumë e organizuar e ekipit nga Çairi, ndihmoi që në listën e golashënuesve të shënohet edhe Florent Osmani (35’). Me rezultatin 4:0 përfundoi pjesa e parë, ndërkohë që është interesante të ceket se në këtë pjesëlojë portieri i KF Shkupi, Suat Zendeli, aspak nuk ka pasur punë në portën e tij.
Në pjesën e dytë, u shënua edhe goli i fundit në këtë ndeshjes dhe e njëjta u realizua nga Erkan Seferi në minutën e 50-të. Në minutën e 75 gol shënoi edhe Dario Desnic mirëpo gjyqtari e anuloi golin pasi me herrët një lojtar kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar.
“Kemi punuar maksimalisht në këtë periudhë dhe kjo u dëshmua edhe në miqësoren e parë më serioze që luajtëm me Zajazin. Atë që kërkoi trajneri ynë Zekirija Ramadani që të luajmë ashpër dhe me kundërsulme, duke mos lejuar kundërshtarin të zhvillojë lojë, e dëshmuam që në 35 minutat e para kur edhe shënuam 4 gola. Sot treguam se kemi një ekip të fortë dhe do ta kenë të vështorë secila skuadër që do të përballet me ne”, ka thënë Stankovski.
Karton të kuq në këtë ndeshje mori një futbollist i Zajazit i cili ndërhyri ndaj Ernest Osmanit 10 minuta para përfundimit të takimit. KF Shkupi ndeshjen e startoi me këtë formacion: S. Zendeli, M.Adili,L. Kallaba, M. Sallai, F. Ajdari, M. Bajrami, B. Asani, B. Demiri, F. Osmani, G. Stankovski dhe A Nuhiu., ndërsa në pjesën e dytë trajneri Zekirijaj Ramadani lujati me komplet 11-tëshe tjetër e cila arriti të shënoj një gol, duke mos pranuar asnjë.
Miqësoren e radhës FC Shkupi pritet ta luajë ditëve në vazhdim, por takimi me KF Javor është anuluar, shkaku i angazhimit të skuadrës serbe./ FC Shkupi