Shkupi eliminohet nga Kupa e Maqedonisë

Shpërndaje:

Shkupi eliminohet nga Kupa e MaqedonisëNdeshjet e 1/8 të Kupës së Maqedonisë në futboll kanë kaluar nën hijen e përballjes Serbi – Shqipëri për kualifikim në Euro 2016.

Skuadra e Shkupit ka pësuar disfatë nga Teteksi në Tetovë dhe kështu i ka thënë lamtumirë garave në kuadër të Kupës, pas disfatës me rezultat minimal 1:0. Ndeshja e parë në Çair ishte mbyllur me barazim 1:1, ndërsa përkundër paralajmërimeve për fitore ekipi shkupjan nuk arriti të kalojë këtë pengesë.

Fati i takimit u vendos që në minutën e dytë, kur Martin Hristov shënoi golin e vetëm të takimit. Shkupi kishte shumë raste dhe tentoi të barazojë, për të çuar të paktën ndeshjen në penalti, por nuk arriti të tundë rrjetin e Teteksit.

Tani skuadra e FC Shkupi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e rrethit të dytë të sezonit 2014/15, kur të shtunën do të jetë mysafire e Dritës në Bogovinë. / fcshkupi.com /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT