Shkupi është zot shpie në Çair

Skuadra e Ardian Nuhiut, është treguar e pamëshirshme ndaj ekipit të Sileksit duke e mundur atë me rezultat të lartë 3:1.

Shkupi e filloi furishëm ndeshjen që në fillim, duke shënuar golin e epërsisë që në minutën e tetë, ku pas kromimit të Muharem Bajramit, në zonën e rreptësisë u gjet më së miri Ermedin Adem, i cili shënoi golin e parë të takimit.

Shkupi vazhdoi me të njejtëin ritëm, dhe në minutën e 11-të, ishte një super solo aksion i Jasir Asanitpor topi shkoi skaj portës mysafire. Në minutën e 26-të, super aksion me asistim të gjatë të Jasir Asanit drejt Mbellas, i cili kaloi një nga mbrojtësit e Sileksit dhe lehtë shënoi golin e tij të parë zyrtar duke tundur rrjetën për 2:0. Sileksi goditjen e parë në këtë ndeshje e kishte në minutën e 27-t, por nuk ishte rrezik për Zendelin. Në minutën e 38-t, pas kromimit nga rivënia këndore, Mbella goditi nga një distancë prej 12-t metrave por në duart e portierit Mitroviq.

Pjesa e dytë filloi përsëri me aksione të njëpasnjëshme të Shkupit, ndërsa rreziku i parë për Mitroviqin ishte nga Bujamin Asani i cili goditi nga një distancë prej 30 metrave. Rasti i radhës ishte në minutën e 54, kur Jasir Asani doli sy me sy me portierin mysafir, i cili dëboi topin në rivënie këndore. Përsëri në skenë doli Jasir Asani, i cili pas një super aksioni, kaloi pothuajse tërë mbrojtjen mysafire, për të asistuar te Bunjamin Shabani i cili shënoi për rezultatin 3:0.

Portieri i Shkupit Suat Zendeli tregoi aftësitë e tija në minutën e 60-të, kur ndali të “gjallë” topin e goditur me kokë nga Kallanoski. Më vonë, në minutën e 67-të, Mbella doli në skenë, i cili pas asistimit të Florian Kadriut, shutoi skaj portës.

Dy minuta më vonë mbrojtësi Sedat Berisha merr topin për të kaluar në një kundërsulm të shpejtë, që më pas ti asiston Kadriut, i cili nga 16 metra provon të lobon portierin, por topi kaloi vetëm mbi portë. Golin e ndeerit mysafirët e shënuan në minutën e 80-të, kur Kadriu humb një top, ndërsa Gligorov asiston për Kallanoskin i cili shënoi për 3:1.

Shkupi mundej të rritë epërisnë në minutën e 81-, kur Jasir Asani nga gjuajtja e lirë gjeti këndin e portës, por Mitroviq nuk e lejoi të shënon.

Marrë në përgjithësi, kjo ishte një nga ndeshjet më të mira që Shkupi ka luajtur këtë sezonë, e që në fund u duartrokit nga publiku.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT